Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Përgjegjësi i Financës për Shitjet

    Përshkrimi​
    Përgjegjësi i Financës për Shitjet është përgjegjës për kontrollin e proceseve financiare që lidhen me shitjet, administrimin e detyrimeve të klientëve, rakordimin e llogarive dhe verifikimin e bonuseve tregtare.
    Pozicioni siguron regjistrimin e saktë të dokumentacionit të shitjeve, ndjekjen e detyrimeve sipas kushteve kontraktuale, kontrollin e stokut në magazinat sekondare dhe raportimin periodik mbi klientët, bonuset dhe diferencat e konstatuara.
    Detyrat​
    Kontrollon postimin ditor të dokumentacionit të shitjeve.
    Monitoron detyrimet e maturuara të klientëve dhe përgatit raportet mujore.
    Komunikon me klientët dhe strukturat përkatëse për arkëtimin dhe sqarimin e detyrimeve.
    Kryen rakordimin vjetor të klientëve dhe përgatit akt-rakordimet.
    Krahason çdo muaj shitjet me dhe pa TVSH.
    Rakordon llogarinë 582 në Finance 5 dhe kartelat përkatëse të klientëve.
    Kontrollon ndryshimet e çmimeve dhe konfigurimin e kushteve të klientëve në sistem.
    Kontrollon stokun në magazinat sekondare dhe ndjek inventarizimin dhe sistemimin e diferencave.
    Përllogarit dhe kontrollon bonuset e klientëve.
    Përgatit raportet vjetore të bonuseve të dhëna dhe të padhëna.
    Analizon bonuset e klientëve për tre vitet e fundit sipas xhiros, vlerës dhe kushteve.
    Kontrollon bonuset mujore të agjentëve dhe bonuset tremujore të supervizorëve.
    Përgatit kartelat për pagesën e bonuseve dhe kryen kontabilizimin e tyre.
    Kontrollon kushtet e kontratave të reja, protokollimin dhe konfigurimin në sistem.
    Kontrollon arkat e agjentëve dhe raporton diferencat ose problematikat.
    Kontrollon klientët dhe furnitorët me teprica kreditore ose detyrime për bonus.
    Bashkëpunon me Financën, Shitjet, Logjistikën dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave.
    Kualifikimet​
    Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 3–5 vite eksperiencë në financë, kontabilitet shitjesh ose administrimin e klientëve.
    Eksperiencë në pozicion kontrolli ose koordinimi përbën avantazh.
    Njohuri të mira të kontabilitetit të shitjeve, klientëve dhe arkëtimeve.
    Njohuri mbi TVSH-në, kontratat tregtare, kreditimin e klientëve dhe skemat e bonusit.
    Aftësi për rakordimin e llogarive dhe analizën e kartelave të klientëve.
    Njohuri të mira të NAVISION, Finance 5 ose sistemeve të ngjashme ERP.
    Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel, përfshirë Pivot Table dhe analiza krahasimore.
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe drejtuese.
    Aftësi komunikimi dhe negocimi me klientët dhe strukturat e brendshme.
    Saktësi, përgjegjshmëri, integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit.
    Aftwsi pwr tw punuar nwn presion dhe pwr tw respektuar afatet.
    Shënime​
    Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën:

    [email protected]
    ose kontaktoni në
    numrin +355688030934
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
Working...
X