Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Operator Call Center – Italisht/Spanjisht

    E2 Partner Group Albania
    , në emër të klientit të saj, është duke rekrutuar kandidatë për pozicionin
    Operator Call Center – Italisht/Spanjisht
    .
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:​
    Komunikimi me klientët nëpërmjet telefonit në gjuhën italiane dhe/ose spanjolle;
    Informimi i klientëve dhe ofrimi i asistencës së nevojshme gjatë komunikimit telefonik;
    Menaxhimi i telefonatave hyrëse dhe dalëse;
    Ndjekja e kërkesave dhe nevojave të klientëve;
    Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave dhe informacioneve në sistem;
    Ndjekja e procedurave dhe standardeve të komunikimit të kompanisë;
    Menaxhimi profesional i situatave të ndryshme gjatë komunikimit me klientët;
    Bashkëpunimi me ekipin dhe departamentet përkatëse për zgjidhjen e kërkesave të klientëve;
    Respektimi i objektivave dhe targeteve të përcaktuara;
    Raportimi i problematikave dhe rasteve të veçanta pranë Team Leader-it.
    Kërkesat:​
    Njohuri shumë të mira të gjuhës
    italiane dhe/ose spanjolle
    , në të folur dhe në të shkruar;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me klientët;
    Eksperienca e mëparshme në Call Center, Customer Service ose pozicione të ngjashme përbën avantazh;
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës;
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht;
    Qasje profesionale dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
    Aftësi të mira kompjuterike dhe përdorim i programeve bazë të Microsoft Office;
    Përkushtim, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë;
    Gatishmëri për të punuar me targete.
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:
    [email protected]
    ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
    +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Working...
X