Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kompania "SALILLARI shpk" kërkon të punësojë INXHINIER GJEODET NË ZYRËN TEKNIKE

    Kompania
    “SALILLARI Sh.p.k”,
    Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 30 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    Kompania
    "SALILLARI shpk"
    kërkon të punësojë
    INXHINIER GJEODET NË ZYRËN TEKNIKE.
    QËLLIMI I POZICIONIT:
    Inxhinieri Gjeodet në Zyrën Teknike është përgjegjës për administrimin, verifikimin dhe përpunimin e të dhënave gjeodezike, hartimin e dokumentacionit teknik dhe mbështetjen e projekteve gjatë fazës së projektimit dhe zbatimit, duke garantuar saktësinë e dokumentacionit dhe përputhshmërinë me projektet, standardet teknike dhe kërkesat kontraktuale.
    DETYRAT KRYESORE:
    Përpunon dhe administron të dhënat gjeodezike të marra nga kantieret.
    Verifikon saktësinë e matjeve dhe përputhshmërinë e tyre me projektet e miratuara.
    Përgatit planet topografike, profilet gjatësore dhe tërthore, situacionet dhe dokumentacionin grafik.
    Harton vizatime teknike në AutoCAD Civil 3D ose programe të ngjashme.
    Përgatit dokumentacionin teknik për preventivat, situacionet mujore dhe dosjet teknike.
    Kryen llogaritje të volumeve të gërmimeve, mbushjeve dhe punimeve të tjera sipas matjeve gjeodezike.
    Bashkëpunon me inxhinierët e projektimit, zbatimit dhe laboratorit për koordinimin teknik të projekteve.
    Kontrollon dokumentacionin teknik të dorëzuar nga kantieret dhe evidenton mospërputhjet.
    Përgatit raporte teknike dhe analiza sipas kërkesave të drejtuesit të Zyrës Teknike.
    Administron dhe arkivon dokumentacionin gjeodezik dhe teknik sipas procedurave të kompanisë.
    Jep asistencë teknike për zgjidhjen e problematikave që lidhen me koordinatat, kuotat dhe elementët topografikë.
    Siguron që të gjitha dokumentet dhe përpunimet të jenë në përputhje me standardet teknike dhe procedurat e kompanisë.
    KRITERET KRYESORE
    :
    Të ketë diplomë master për Inxhineri Gjeodezi, Gjeomatikë ose fushë të ngjashme.
    Të njohë dhe të punojë programet Gjeodezike, AutoCad, Civil 3D, GIS dhe programeve të paketës Microsoft Office..
    Të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në fushën e Gjeodezisë, Krahasim përpunim volumesh. Preferohet të ketë experiencë në Rilevim, Projektim.
    Të zotërojë gjuhën angleze.
    Të zotërojë patente klasi B
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:
    [email protected]
    , ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit:
    +355 69 408 30 30.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Working...
X