Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, kerkohet SHEF FINANCE

    DIMAL INC Kompani që operon në fushën e prodhimit dhe distribucionit kërkon të punësojë Shefe Finance, e cila do të jetë përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
    Detyrat Kryesore
    Organizon dhe mbikëqyr punën e Departamentit të Financës, duke siguruar realizimin korrekt dhe në kohë të proceseve financiare dhe kontabël.
    Kontrollon arkëtimet, pagesat, lëvizjet e arkës dhe bankës, si dhe rakordimet me klientët, furnitorët dhe departamentet përkatëse.
    Përgatit dhe analizon raportet periodike financiare mbi të ardhurat, shpenzimet, detyrimet, likuiditetin dhe performancën financiare të kompanisë.
    Merr pjesë në përgatitjen dhe monitorimin e buxheteve, analizon devijimet ndërmjet planifikimit dhe realizimit dhe propozon masa për kontrollin dhe optimizimin e shpenzimeve.
    Analizon kostot e prodhimit, lëndëve të para, materialeve ndihmëse, paketimit dhe distribucionit, duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse për kontrollin e kostove dhe përllogaritjen e çmimeve.
    Mbikëqyr dokumentacionin financiar dhe kontabël, deklarimet tatimore, inventarizimet dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për auditime dhe kontrolle.
    Monitoron fluksin e parasë (cash flow), identifikon risqet financiare dhe përgatit analiza dhe informacione financiare për mbështetjen e menaxhmentit në vendimmarrje.
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
    Minimumi 4–5 vite eksperiencë në financë/kontabilitet.
    Eksperienca në kompani prodhimi dhe distribucioni përbën avantazh.
    Njohuri të mira të kontabilitetit, legjislacionit tatimor dhe analizës së kostove.
    Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe programeve financiare/ERP.
    Aftësi të mira analitike, organizative dhe menaxheriale.
    Integritet, korrektësi dhe konfidencialitet profesional.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë
    CV
    m në adresën email :
    [email protected]
    ose kontaktoni ne numrin e telefonit:
    0688030934
    Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X