Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Kostoist (zyre) | Tiranë

    PROGEEN sh.p.k.
    është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Pozicioni:
    Inxhinier Ndërtimi (Kostoist/Preventivues)
    Departamenti:
    Teknik (Zyrë)
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Përmbledhja e rolit:
    Progeen po kërkon një Inxhinier/e Ndërtimi, që do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave, të analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës, si dhe të punimeve shtesë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Parashikon buxhetin e projektit duke përllogaritur koston e punimeve për zërat e punimeve sipas preventivit dhe/ose të punimeve shtesë nëse lind e nevojshme gjatë zbatimit për rishikim projekti;
    Analizon dhe kontrollon shpenzimet e projektit për të siguruar përputhje me buxhetin;
    Përgatit dhe përditëson preventivat duke ju referuar çmimeve të tregut dhe kërkesave të projektit;
    Përgatit analizat e çmimeve të tregut dhe kostos së punës, me qëllim optimizimin e planifikimit buxhetor të projektit;
    Identifikon dhe vlerëson rreziqet e mundshme financiare që ndikojnë në koston e projektit dhe sugjeron masa parandaluese;
    Llogarit koeficientet tekniko-ekonomik dhe jep asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe cash-flow të punimeve;
    Kontrollon dhe përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e punimeve;
    Rakordon me Departamentin e Financës faturimet e nënkontraktorëve, analizat e kostove sipas qendrave përkatëse duke i ndjekur në mënyrë koherente me fazat e zbatimit të projektit.
    Përgatit paketat financiare për pjesëmarrje në prokurime publike.
    Përgatit paketat financiare për Dosjen Teknike Përfundimtare, Librezat e Masave dhe materialin grafik, Tabela punimeve që shtohen/zbriten +/-, Proces verbalet e punimeve që shtohen/zbriten, Preventivi As Built etj.
    Kualifikimet dhe aftësitë:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/ Ekonomike/ Menaxhim Projektesh ose të fushave të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme në analizën e kostos për projekte të mëdha deri në 2 vjet;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i aftë të menaxhojë dhe të punojë në grup;
    Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
    Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
    Njohuri mbi standardet dhe normativet e ndërtimit;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office (specifikisht Excel), Autocad, etj.
    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    , duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit,
    brenda datës 31/10
    /2026
    .
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Working...
X