Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune MENAXHERE DYQANI

    PO KËRKOJMË MENAXHERE DYQANI
    Kompania Balkan Master shpk. distributor zyrtar i brandeve italiane CALZEDONIA, TEZENIS dhe INTIMISSIMI per Shqiperine,
    kerkon te zgjeroje ekipin.
    Kërkojmë një Menaxhere Dyqani të organizuar, energjike dhe me aftësi të mira drejtuese.
    Detyrat kryesore:
    - Menaxhimi dhe organizimi i përditshëm i dyqanit.
    - Drejtimi, motivimi dhe koordinimi i stafit.
    - Organizimi i turneve dhe ndarja e detyrave.
    - Monitorimi i performancës së stafit dhe përmirësimi i rezultateve.
    - Sigurimi i standardeve të larta të shërbimit ndaj klientit.
    - Ndjekja e objektivave të shitjeve dhe realizimi i targeteve.
    - Analizimi i shitjeve dhe marrja e masave për përmirësimin e performancës.
    - Kontrolli i stokut, produkteve, inventarit dhe organizimit të magazinës.
    - Kujdesi për paraqitjen vizuale të dyqanit dhe respektimin e standardeve të brand-it.
    - Menaxhimi i situatave të ndryshme me klientët dhe zgjidhja profesionale e problematikave.
    - Bashkëpunimi me ekipet e tjera dhe raportimi periodik mbi rezultatet e dyqanit.
    - Zbatimi korrekt i procedurave dhe politikave të kompanisë.
    Kriteret që kërkojmë:
    - Eksperiencë e mëparshme në menaxhim dyqani, retail ose në pozicione drejtuese.
    - Aftësi të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit.
    - Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
    - Orientim të fortë drejt shitjeve dhe rezultateve.
    - Aftësi për të punuar me targete dhe nën presion.
    - Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të marrë vendime.
    - Qasje profesionale ndaj klientëve dhe aftësi për të menaxhuar situata të vështira.
    - Njohuri të mira të anglishtes ose italishtes.
    - Njohuri bazë/ të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të punës.
    - Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar me turne.
    - Energji, iniciativë dhe aftësi për të qenë një lider i ekipit, jo vetëm një person që delegon detyra.
    Çfarë vlerësojmë veçanërisht?
    Një person me karakter drejtues, që di të organizojë njerëzit, të mbajë ekipin të motivuar, të marrë përgjegjësi dhe të fokusohet te rezultatet, duke ruajtur njëkohësisht një atmosferë pozitive dhe profesionale në dyqan.
    Të interesuarat mund të aplikojnë duke dërguar CV-në adresen e email
    [email protected]
    Bëhu pjesë e ekipit tonë!
Working...
X