Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Juriste

    Juriste
    Juriste​
    BIBA-X sh.p.k.
    , kompani qe operon ne sektorin e ndertimit dhe punimeve infrastrukturore, kerkon te punesoje
    Juriste / Specialiste te Prokurimeve Publike
    , me minimum
    2 vite eksperience
    .
    Detyrat kryesore:​
    Ndjekja e procedurave të prokurimit publik nga fillimi deri ne perfundim;
    Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit te tenderave;
    Hartimi i ankesave, kerkesave per sqarim, shkresave dhe kthim-përgjigjeve;
    Ndjekja e procedurave të ankimit dhe çështjeve administrative/gjyqësore;
    Hartimi dhe shqyrtimi i kontratave dhe dokumenteve juridike;
    Analizimi i kritereve të tenderëve dhe kërkesave ligjore;
    Ndjekja e afateve procedurale dhe koordinimi me departamentet teknike, financiare dhe administrative.
    Kërkesat:​
    Diplome universitare në Drejtesi;
    Minimum
    2 vite eksperience
    ne fushen juridike dhe/ose prokurimet publike;
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit të prokurimit publik;
    Eksperiencë në përgatitjen dhe ndjekjen e tenderëve, ankimeve dhe dokumentacionit juridik;
    Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese;
    Njohuri të mira të Microsoft Office dhe platformës së prokurimit elektronik.
    Përbën avantazh:
    Eksperienca në kompani ndërtimi dhe në procedurat e prokurimit publik për punime infrastrukturore.
    Ofrohet:​
    Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.

    Vendndodhja:
    Tiranë

    Aplikimi:

    [email protected]
    Shënim:
    Kandidatja duhet të jetë e aftë të menaxhojë në mënyrë të pavarur procesin e tenderimit, nga përgatitja e dokumentacionit deri te ankimet dhe ndjekja e çështjeve administrative dhe gjyqësore.
Working...
X