Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Inxhinier Elektrik me eksperiencë në prokurime

    HR Studio
    po kërkon një
    Inxhinier Elektrik me eksperiencë në prokurime
    , i cili do të kombinojë njohuritë teknike të fushës elektrike me menaxhimin e proceseve të ofertimit, prokurimit dhe përgatitjes së dokumentacionit për tendera.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Ndjekja dhe menaxhimi i proceseve të
    prokurimit
    .
    Identifikimi dhe analizimi i tenderave në përputhje me aktivitetin e kompanisë.
    Përgatitja e dokumentacionit
    teknik dhe administrativ
    për pjesëmarrje në tendera.
    Analizimi i specifikimeve teknike, preventivave dhe kërkesave të projekteve.
    Përgatitja dhe përllogaritja e ofertave teknike dhe financiare.
    Kërkimi, vlerësimi dhe negocimi me furnitorët për materiale dhe pajisje elektrike.
    Marrja dhe krahasimi i ofertave sipas çmimit, cilësisë dhe specifikimeve teknike.
    Ndjekja e porosive, afateve të furnizimit dhe dokumentacionit përkatës.
    Bashkëpunimi me departamentet e projektimit, zbatimit dhe financës për përgatitjen e ofertave.
    Kontrolli i përputhshmërisë së materialeve dhe pajisjeve me kërkesat teknike të projektit.
    Ndjekja e afateve dhe procedurave të tenderimit deri në përfundimin e procesit.
    Mbajtja e dokumentacionit dhe databazës së furnitorëve, ofertave dhe tenderave.
    Kriteret:
    Arsim i lartë në
    Inxhinieri Elektrike
    .
    Eksperiencë e mëparshme në
    prokurime
    , preferohet në sektorin teknik, energjetik, njohuri ne fushen fotovoltaike.
    Preferohen kandidatë që kanë zhvilluar internship/praktikë profesionale ose kanë pasur përfshirje të mëparshme në kompani dhe institucione të sektorit energjetik.
    Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve dhe specifikimeve elektrike.
    Njohuri në hartimin e preventivave dhe analizimin e ofertave.
    Njohje e mirë e procedurave dhe dokumentacionit të tenderimit.
    Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi me furnitorët.
    Organizim, saktësi dhe aftësi për të menaxhuar afate të përcaktuara.
    Njohja e programeve
    MS Office/Excel
    .
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X