Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohen vende pune Jurist

    Specialist Ligjor
    NOA Holding | Tiranë | Full-time | Punë në zyrë
    NOA Holding kërkon të zgjerojë ekipin me një
    Specialist Ligjor
    , i cili do të ofrojë mbështetje ligjore për Shoqërinë dhe kompanitë e Grupit, duke kontribuar në administrimin e çështjeve kontraktore, korporative, rregullatore dhe të përputhshmërisë.
    Përgjegjësitë kryesore
    • Përgatitja dhe ndjekja e korrespondencës ligjore dhe zyrtare me institucione publike, autoritete rregullatore, partnerë dhe palë të treta;
    • Përgatitja, shqyrtimi dhe përditësimi i kontratave, marrëveshjeve, autorizimeve, deklaratave dhe dokumentacionit tjetër me natyrë ligjore;
    • Ofrimi i mbështetjes ligjore për departamentet e Shoqërisë dhe kompanitë e Grupit;
    • Ndjekja e procedurave administrative dhe ligjore pranë institucioneve dhe autoriteteve përkatëse;
    • Mbështetja në çështjet e qeverisjes korporative dhe në përgatitjen e vendimeve, procesverbaleve, prokurave dhe dokumenteve të tjera shoqërore;
    • Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe vlerësimi i ndikimit të tyre në aktivitetin e kompanive të Grupit;
    • Administrimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit ligjor dhe korporativ;
    • Bashkëpunimi me studio ligjore, noterë, institucione dhe këshilltarë të jashtëm, sipas nevojës;
    • Mbështetja në identifikimin dhe menaxhimin e risqeve ligjore dhe në respektimin e kërkesave të përputhshmërisë;
    • Ushtrimi dhe/ose mbështetja e funksionit të Oficerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO) dhe ndjekja e kërkesave ligjore në këtë fushë.
    Kualifikimet dhe eksperienca
    • Diplomë universitare në Drejtësi;
    • 3–5 vite eksperiencë profesionale në një pozicion të ngjashëm, në kompani private, grup kompanish ose studio ligjore;
    • Njohuri të mira në të drejtën tregtare, korporative, kontraktore dhe administrative;
    • Eksperienca në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe/ose në rolin e DPO-së përbën avantazh;
    • Aftësi shumë të mira në hartimin dhe analizimin e dokumenteve ligjore;
    • Aftësi për të interpretuar legjislacionin dhe për ta zbatuar atë në situata konkrete biznesi;
    • Aftësi të mira organizative, menaxhim të afateve dhe vëmendje ndaj detajeve;
    • Integritet, përgjegjshmëri dhe ruajtje të konfidencialitetit;
    • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, me shkrim dhe me gojë.
    Çfarë ofrojmë
    • Mundësi për të punuar në një grup kompanish me aktivitet të larmishëm;
    • Përfshirje në çështje ligjore, korporative dhe rregullatore të natyrave të ndryshme;
    • Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm;
    • Paketë konkurruese punësimi, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.

    Aplikimet:
    CV-të mund të dërgohen në
    [email protected]

    Afati i aplikimit:
    21 tetor 2026
Working...
X