Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Team Leader në Klinikë Dentare

    E2 Partners Group Albania,
    në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin
    Team Leader në Klinikë Dentare.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    Koordinimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të përditshme të ekipit, duke garantuar organizimin dhe mbarëvajtjen e punës;
    Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të ekipit, sipas prioriteteve dhe nevojave të punës;
    Monitorimi i performancës së ekipit dhe ndjekja e realizimit të objektivave dhe detyrave të përcaktuara;
    Sigurimi i komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv brenda ekipit dhe me departamentet e tjera;
    Mbështetja dhe orientimi i anëtarëve të ekipit në zgjidhjen e problematikave dhe situatave të ndryshme të punës;
    Organizimi dhe koordinimi i proceseve të punës, duke identifikuar dhe adresuar në kohë problematikat që mund të ndikojnë në ecurinë e tyre;
    Ndjekja e afateve, prioriteteve dhe rezultateve të ekipit dhe raportimi periodik pranë menaxhimit;
    Dhënia e feedback-ut për anëtarët e ekipit dhe mbështetja e zhvillimit të tyre profesional;
    Trajnimi dhe orientimi i punonjësve të rinj, si dhe sigurimi i përshtatjes së tyre me procedurat dhe mënyrën e punës së ekipit;
    Menaxhimi i situatave të ndryshme brenda ekipit dhe ndërmjetësimi në rast problematikash apo mosmarrëveshjesh;
    Sigurimi i respektimit të procedurave, standardeve dhe rregullave të kompanisë;
    Mbështetja e menaxhimit në përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit të ekipit;
    Garantimi i një klime profesionale, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt rezultateve.
    Kërkesat:
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione Team Leader, Supervisor, Koordinator ose në role të ngjashme;
    Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe menaxhimi të ekipit;
    Aftësi për të deleguar detyra dhe për të monitoruar performancën e anëtarëve të ekipit;
    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problematikave dhe marrjen e vendimeve;
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe prioritete në të njëjtën kohë;
    Aftësi për të motivuar, orientuar dhe mbështetur anëtarët e ekipit;
    Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe komunikimi ndërpersonal;
    Njohuri të mira të programeve Microsoft Office;
    Aftësi të mira analitike dhe orientim drejt rezultateve;
    Njohja e gjuhës italiane;
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail:
    [email protected]
    ose të na kontaktoni në numrin e telefonit
    +355 69 705 0551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
    ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Working...
X