Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune

    KËRKOJMË RECEPSIONIST/E
    Hotel i ri, në përfundim të fazës së hapjes, kërkon një person korrekt, të komunikueshëm dhe të përgjegjshëm për pozicionin e Recepsionistit/es.
    Vendndodhja: Rruga Islam Alla, Tiranë
    Detyrat kryesore:
    • Mirëpritja dhe asistimi i klientëve gjatë qëndrimit.
    • Kryerja e procedurave të check-in dhe check-out.
    • Menaxhimi i rezervimeve dhe kërkesave të klientëve.
    • Përgjigjja ndaj telefonatave dhe komunikimi me klientët.
    • Dhënia e informacionit mbi hotelin dhe shërbimet e tij.
    • Menaxhimi i pagesave dhe faturave.
    • Kujdesi për rregullin dhe standardin e përgjithshëm të hotelit.
    • Kontrolli i cilësisë së pastrimit të dhomave dhe ambienteve.
    • Kontrolli i furnizimeve dhe raportimi i nevojave për detergjentë apo materiale të tjera.
    • Raportimi i problematikave dhe nevojave për mirëmbajtje.
    • Përdorimi i sistemeve kompjuterike dhe programeve të nevojshme për punën.
    Kërkesat:
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    • Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
    • Aftësi të mira kompjuterike.
    • Komunikim i mirë dhe sjellje profesionale.
    • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
    • Eksperienca e mëparshme në hoteleri/recepsion përbën avantazh.
    Orari: 09:00 – 17:00
    Pushim: 1 ditë në javë
    Adresa: Rruga Islam Alla, Tiranë
    Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, ju lutemi na kontaktoni.
    Cel. : 0693040778
Working...
X