Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialiste Faturimi

    HR Studio
    është në kërkim të një
    Specialistie Faturimi
    për një kompani partnere në
    Lezhë
    . Pozicioni është i përshtatshëm për një person të organizuar, të saktë dhe të përgjegjshëm, që ka aftësi të mira në administrimin e dokumentacionit financiar dhe proceseve të faturimit.
    Detyrat kryesore​
    Përgatitja, lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes;
    Kontrolli i saktësisë së faturave dhe dokumentacionit shoqërues;
    Regjistrimi dhe administrimi i të dhënave në sistemin e kompanisë;
    Ndjekja dhe rakordimi i faturave me klientët dhe departamentet përkatëse;
    Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar;
    Përgatitja e raporteve periodike mbi faturimin;
    Koordinimi me departamentin e financës, shitjeve dhe magazinës;
    Evidentimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje në dokumentacion apo faturim.
    Kriteret​
    Arsim i lartë në
    Financë, Ekonomi, Kontabilitet
    ose fusha të ngjashme;
    Preferohet eksperiencë e mëparshme në faturim, financë ose administratë;
    Njohuri të mira të
    Excel-it
    dhe programeve të faturimit/financës;
    Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhim korrekt të dokumentacionit;
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në bashkëpunim me ekipin.
    Çfarë ofrohet​
    Punësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë;
    Ambient profesional dhe bashkëpunues;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Pagë konkurruese

    Vendndodhja: Lezhë
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X