Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Juriste / Specialiste e Prokurimeve Publike

    Juriste / Specialiste e Prokurimeve Publike
    Kompani "BIBA-X" shpk që operon në fushën e ndërtimit kërkon të punësojë një Juriste / Specialiste të Prokurimeve Publike, me eksperiencë minimale 2 vite në fushën juridike dhe të prokurimit publik.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    * Ndjekja dhe administrimi i procedurave të prokurimit publik nga fillimi deri në përfundim;
    * Përgatitja, administrimi dhe ndjekja e dokumentacionit të procedurave të prokurimit;
    * Hartimi i ankesave, kërkesave për sqarime, shkresave dhe kthim-përgjigjeve në kuadër të procedurave të prokurimit;
    * Ndjekja e procedurave të ankimit pranë institucioneve kompetente dhe përfaqësimi/ndjekja e çështjeve deri në përfundimin e tyre;
    * Përgatitja e dokumentacionit dhe ndjekja e çështjeve gjyqësore pranë gjykatave, në bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë të kompanisë;
    * Hartimi dhe shqyrtimi i kontratave, akteve, shkresave dhe dokumenteve të ndryshme me karakter juridik;
    * Përgatitja e kthim-përgjigjeve dhe korrespondencës zyrtare me institucionet publike dhe private;
    * Monitorimi i legjislacionit dhe akteve nënligjore në fushën e prokurimit publik dhe legjislacionit të ndërtimit;
    * Analizimi i kritereve të tenderëve, dokumentacionit të procedurave dhe kërkesave ligjore;
    * Ndjekja e afateve procedurale dhe ligjore dhe garantimi i përmbushjes së tyre;
    * Koordinimi me departamentet teknike, financiare dhe administrative për përgatitjen e dokumentacionit të tenderëve;
    * Përgatitja e materialeve dhe dokumentacionit të nevojshëm për mbrojtjen e interesave të kompanisë në procedurat administrative dhe gjyqësore.
    Kërkesat:
    * Diplomë Universitare në Drejtësi;
    * Eksperiencë pune minimumi 2 vite në fushën juridike dhe/ose prokurimeve publike;
    * Eksperiencë e provuar në ndjekjen e procedurave të prokurimit publik nga fillimi deri në përfundim;
    * Njohuri shumë të mira të legjislacionit të prokurimit publik;
    * Eksperiencë në hartimin e ankesave, kërkesave, shkresave dhe kthim-përgjigjeve;
    * Eksperiencë në ndjekjen e çështjeve gjyqësore dhe procedurave pranë gjykatave;
    * Aftësi shumë të mira në hartimin e dokumenteve juridike dhe administrative;
    * Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese;
    * Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa procedura paralelisht;
    * Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Përbën avantazh:
    * Eksperienca në kompani ndërtimi;
    * Eksperienca me procedurat e prokurimit publik në sektorin e ndërtimit;
    * Eksperienca në ndjekjen e procedurave të ankimit dhe çështjeve gjyqësore që lidhen me prokurimet publike dhe ceshtjet administrative
    * Njohja e mirë e platformës së prokurimit elektronik dhe sistemeve përkatëse.
    Çfarë ofrohet:
    * Kontratë pune dhe marrëdhënie të rregullta punësimi;
    * Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive;
    * Ambient profesional pune;
    * Mundësi zhvillimi profesional.
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në
    [email protected]
    Shënim: Kandidatja duhet të ketë aftësi për ta menaxhuar procesin në mënyrë të pavarur, duke filluar nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe përgatitja e tenderit, vijuar me ankimet dhe korrespondencën zyrtare, deri te ndjekja e çështjeve administrative dhe gjyqësore.
Working...
X