Detyrat & Përgjegjësitë:
Mbledh, analizon dhe regjistron në bazën e të dhënave të rrezikut operacional incidentet e rrezikut operacional të raportuara nga punonjësit e Bankës, sipas kuadrit të brendshëm të rrezikut operacional, duke ndjekur edhe evidentimin kontabël të ndikimit të tyre.
Mirëmban dhe përditëson Bazën e të Dhënave të Humbjeve (Loss Database) dhe formularët e raportimit, duke siguruar informacion të saktë, transparent dhe të auditueshëm.
Mbështet procesin e vetëvlerësimit të rrezikut dhe kontrolleve (Risk and Control Self-Assessment - RCSA), si dhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit dhe masave korrigjuese pas miratimit nga eprorët.
Kryen testime të kontrollit për të vlerësuar efektivitetin e pikave të kontrollit (përfshirë Treguesit Kryesorë të Rrezikut - KRI dhe kontrolle të tjera) të identifikuara gjatë procesit RCSA, sipas metodologjisë së Bankës.
Mbledh informacionin e nevojshëm nga njësitë e Bankës për llogaritjen e Treguesve Kryesorë të Rrezikut (KRI) dhe monitoron çështjet që kërkojnë analizë të mëtejshme.
Mbështet procesin e Vlerësimit të Rrezikut të Palëve të Treta (Outsource Risk Assessment / Third Party Risk Assessment) dhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit të dala nga ky proces, me fokus të veçantë te ndikimi i rrezikut të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT Risk).
Identifikon dhe monitoron burime alternative që mund të tregojnë ose lidhen me ngjarje të rrezikut operacional, si raporte auditimi, raporte të kontrollit të brendshëm, ankesa, pasqyra financiare, raporte monitorimi etj.
Përgatit dhe dorëzon raportet rregullatore tremujore dhe vjetore për rrezikun operacional, sipas kuadrit rregullator në fuqi.
Përgatit raportime për Menaxhmentin e Lartë dhe raporte ad hoc mbi kuadrin e rrezikut operacional kur kërkohet.
Llogarit dhe raporton kërkesat për kapital që lidhen me rrezikun operacional.
Kryen llogaritjet dhe analizat e nevojshme për ICAAP, testet e stresit (Stress Test) dhe Planin e Rikuperimit (Recovery Plan).
Jep vlerësime dhe komente mbi produktet dhe shërbimet e reja që lançohen në Bankë.
Përgatit materiale trajnimi dhe zhvillon trajnime për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë e punonjësve mbi rrezikun operacional.
Kryen detyra të tjera ose përgjegjësi të veçanta që lidhen me funksionin e Departamentit të Rrezikut Operacional, sipas kërkesës së eprorëve.
Kualifikimet / Kërkesat:
Minimumi 4 vite përvojë në sektorin bankar, institucione financiare ose në kompani të mëdha auditimi (Big Audit Firms).
Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike dhe paketës Microsoft Office.
Diplomë universitare (preferohet në Financë, Ekonomi ose fusha të tjera me njohuri të konsiderueshme statistikore dhe matematikore).
Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
Të plotësojë kërkesat dhe kushtet e përcaktuara nga rregulloret e Bankës.
Aftësitë Ndërpersonale:
Aftësi për të përfaqësuar institucionin dhe për të punuar në grup.
I/e vetë-motivuar, i/e organizuar mirë dhe metodik/e në punë.
I/e saktë dhe i/e besueshëm/me, me integritet, ndershmëri dhe përkushtim të lartë.
Mban veten dhe të tjerët përgjegjës për rezultate cilësore të matshme dhe respekton afatet.
I/e aftë të punojë nën presion.
Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, si dhe aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të shumë detyrave njëkohësisht.
Mban një qëndrim pozitiv, të hapur dhe objektiv ndaj këndvështrimeve dhe perspektivave të ndryshme.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më
29.09.2026 ne linkun :
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.