Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Specialisti/e të Motion Graphics & Graphic Design

    Vizion Plus
    kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një
    Specialisti/e të Motion Graphics & Graphic Design
    Përgjegjësitë kryesore
    Krijimi dhe animimi i materialeve
    2D/3D Motion Design
    .
    Zhvillimi i koncepteve vizuale dhe kthimi i tyre në animacione funksionale dhe kreative.
    Animimi i logove, typography, elementeve grafike, characters dhe visual identities.
    Përgatitja e materialeve sipas formateve dhe specifikimeve të ndryshme për
    TV, Web dhe Social Media
    .
    Sigurimi që çdo material respekton
    brand guidelines
    , stilin vizual dhe standardet teknike.
    Ndjekja e trendeve të reja në
    Motion, Animation dhe Design
    .
    Kualifikimet dhe aftësitë
    Eksperiencë në
    Motion Design, Animation dhe/ose Graphic Design
    .
    Njohuri të avancuara në
    Adobe After Effects, Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator
    .
    Njohuri në
    Cinema 4D, 3DS Max
    ose software të ngjashëm 3D përbëjnë avantazh.
    Aftësi për të kuptuar një brief dhe për ta zhvilluar atë nga ideja deri në produktin final.
    Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe cilësisë.
    Aftësi për të punuar në ekip, por edhe në mënyrë të pavarur.
    Kreativitet, organizim dhe aftësi për të respektuar afatet.

    Portfolio është elementi kryesor i vlerësimit.
    Kandidati/ja duhet të paraqesë punët më të mira në
    Motion Design, Animation, Branding, 2D/3D Design
    ose projekte audiovizuale.
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të plotë, së bashku me informacion të detajuar mbi arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit:
    [email protected]
    ose në numrin +355 69 808 0140.
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.
    Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga
    Vizion Plus TV
    , në përputhje me Ligji Nr.
    124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,
    i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.
Working...
X