Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lezhe, ofrohet vend pune Ekonomist

    Një kompani prodhuese në kërkim të zgjerimit të stafit të saj kërkon të punësojë një Ekonomist/e me përvojë, të aftë dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit të financës dhe administrimit.
    Kërkesat për pozicionin​
    Diplomë universitare në Ekonomi, Financë-Kontabilitet ose degë të ngjashme.
    Eksperiencë pune në fushën e ekonomisë, financës ose kontabilitetit.
    Njohuri të mira të gjuhës italiane, me shkrim dhe me gojë.
    Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
    Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikimi.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
    Detyrat kryesore​
    Menaxhimi dhe kontrolli i dokumentacionit financiar dhe ekonomik të kompanisë.
    Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave ekonomike.
    Ndjekja e faturave, pagesave dhe detyrimeve të kompanisë.
    Regjistrimi dhe kontrolli i të dhënave kontabël.
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për çështjet ekonomike dhe administrative.
    Çfarë ofrojmë​
    Pozicion pune në një kompani prodhuese me perspektivë zhvillimi.
    Ambient profesional dhe bashkëpunues.
    Mundësi për zhvillim profesional dhe karriere.
    Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
    Të interesuarit
    ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në email-in
    [email protected]
    .
    Bashkohuni me ekipin tonë dhe kontribuoni në zhvillimin e një kompanie prodhuese në rritje!
Working...
X