Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Zyre


    Asistente Zyre në Roal Food​
    Roal Food, një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, po kërkon një Asistente Zyre të talentuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë. Ne jemi të pranishëm në gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon, dhe ofrojmë brande ekskluzive me cilësi të lartë.
    Detyrat​
    Menaxhimi dhe arkivimi i dokumentacionit të zyrës.
    Përgjigjja e telefonatave dhe email-eve.
    Organizimi i takimeve dhe axhendës së drejtuesve.
    Përgatitja e raporteve, shkresave dhe dokumenteve administrative.
    Komunikimi me klientë, furnitorë dhe institucione.
    Mbështetja e proceseve të faturimit dhe administrimit sipas nevojës.
    Kualifikimet​
    Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet Bachelor).
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
    Njohuri të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
    Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
    Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në grup.
    Eksperienca e mëparshme është avantazh.

    Cel. : +355 68 602 1526
Working...
X