Billa & Co Sh.p.k
është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
Përgjegjësitë kryesore:
• Ndjekja dhe mbikëqyrja e punimeve në kantier sipas projektit teknik;
• Kontrolli i cilësisë dhe përputhshmërisë së punimeve me projektin dhe specifikimet teknike;
• Kontrolli i volumeve, preventivave dhe situacioneve të punimeve;
• Koordinimi teknik me projektuesit, kontraktorët dhe nënkontraktorët;
• Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe respektimit të afateve të përcaktuara;
• Identifikimi dhe adresimi i problematikave teknike gjatë zbatimit;
• Raportimi periodik mbi progresin dhe problematikat e evidentuara gjatë punimeve.
Kualifikimet:
• Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
• Minimumi
3–5 vite eksperiencë
në zbatim dhe/ose mbikëqyrje punimesh ndërtimore;
• Eksperienca në projekte të ndjekura nga faza fillestare deri në përfundim përbën avantazh;
• Aftësi shumë të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike;
• Njohuri në preventivim dhe përllogaritjen/kontrollin e volumeve të punimeve;
• Njohuri të mira të AutoCAD dhe MS Office;
• Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi;
• Përgjegjshmëri dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave në terren.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
[email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.