Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune ELEKTRIÇIST INDUSTRIAL / TEKNIK AUTOMATIZIMI

    Ferma "Cocoal" në Maminas shpall konkursin për pozicionin e Elektriçistit të Fermës në një nga impiantet më moderne të shpendarisë në vend.
    Në dhjetor fillon montimi i sistemit te ri nga nje kompani italiane lider botërore ne kete sektor. Kandidati i përzgjedhur do të jetë i pranishëm që në ditën e parë të montimit për të bashkëpunuar dhe për t'u trajnuar direkt nga inxhinierët italianë
    Detyrat Kryesore:
    Ndjekja e punimeve elektrike që gjatë fazës së montimit të ri në dhjetor.
    Mirëmbajtja e vazhdueshme e sistemeve të automatizuara të fermës (kuadrot PLC, sensorët, sistemet e ushqimit, ventilimit dhe ndriçimit).
    Ndërhyrja e shpejtë dhe zgjidhja e defekteve elektrike gjatë procesit të prodhimit.
    Kriteret e Kërkuara:
    Arsimi profesional në fushën e Elektroteknikës, Elektronikës ose Automatizimit (përparësi kanë diplomat nga shkollat teknike ose përvoja e ngjashme).
    Aftësi shumë të mira në leximin e skemave elektrike industriale.
    Njohuri mbi motorët trefazorë, inverterat, linjat e automatizimit dhe sensorët.
    Seriozitet, korrektësi dhe gatishmëri për punë afatgjatë.
    Çfarë Ofrojmë:
    Pagë Neto: 1000 Euro / muaj.
    Pagesë Transporti: 100 Euro / muaj.
    Trajnim Profesional: Mundësi unike trajnimi direkt nga inxhinierët italianë ..
    Kushte të shkëlqyera pune në një ambient të automatizuar dhe me teknologji të fjalës së fundit.
    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë direkt në numrin e telefonit +355692048507 ose të dërgojnë CV në adresen
    [email protected]
Working...
X