Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher/e Shitjesh

    Agikons sh.p.k
    është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Ne jemi në kërkim të një
    Menaxher/e Shitjesh.
    Qëllimi i Pozicionit:
    Menaxher Shitje është një profesionist i cili ndjek transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke bashkuar blerësit e interesuar për të blerë prona të ndërtuara nga kompania Agikons dhe duke vepruar si Përfaqësues i Kompanisë në negociata.
    Detyrat:
    Siguron informacionin e nevojshëm nga terreni për të përcaktuar planin mujor të shitjeve të projekteve të kompanisë.
    Identifikon mundësitë e zhvillimit të biznesit, duke përcaktuar kërkesat e klientëve, masën e tregut, lëvizjet e konkurentëve, parashikimin e lëvizjeve konsumatore, specifikimet e produktit.
    Përgatit dhe implementon planet e shitjeve për të arritur kuotat e zhvillimit të biznesit, si janë të përcaktuar nga kompania për projektet që mbulon.
    Kontribon me informacion në lidhje me politikat e çmimit dhe oferta të ndryshme për produktet e projekteve në ngarkim.
    Eshtë përgjegjës për organizimin dhe manaxhimin e proçesit të shitjes dhe ndjekjen e proçesit me departamentet e tjera kur është e nevojshme.
    Eshte përgjegjës për identifikimin e klientëve potenciale dhe prezantimin e produkteve të projekteve në ngarkim.
    Krijon oferta të personalizuara me klientët duke përshtatur nevojat e klientëve me llojin e produktit që kompania ofron.
    Negocion dhe finalizon me klientin specifikimet e produktit, kushtet e transaksionit si dhe format e ndryshme të financimit.
    Harton kontratat respektive, dhe ndjek proçesin e shitjes sipas proçedurave të përcaktuara.
    Ndihmon dhe bashkëpunon me kolegët e marketingut për implementimin e aktiviteteve të marketingut që lidhen me promovimin e produkteve të projekteve që mbulon apo klientëve të targetuar.
    Sugjeron dhe ofron rekomandime për planet e promovimit të kompanisë dhe produkteve të projekteve në ngarkim kundrejt audiencës së interesuar.
    Njeh në detaje një projekt të caktuar nga eprorët e tij dhe në varësi të njohurive merr edhe titullin Master Projekti.
    Raporton me baza ditore tek eprori sipas proçedurës në fuqi.
    Kualifikimet:
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor.
    Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
    Të njohë shumë mirë programet bazë MO.
    Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.
    Të jetë i/e besueshëm.
    Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
    Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
    Email:

    [email protected]
    Numer Telefoni:
    0672064428
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tirane
Working...
X