Met Engineering
është pjesë e grupit të shoqërisë
AGIKONS
. Ne jemi në kërkim të një
Marangozi
të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Detyrat
Lexon, interpreton dhe zbaton skicat teknike të projekteve të mobilimit.
Kryen përpunimin, montimin dhe instalimin e mobiljeve, dyerve dhe elementëve të ndryshëm prej druri.
Përdor në mënyrë profesionale makineritë dhe pajisjet e repartit, si: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe makineri të tjera të përpunimit të drurit.
Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë çdo faze të procesit të prodhimit dhe montimit.
Siguron realizimin e punimeve sipas standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara.
Respekton procedurat e sigurisë dhe rregulloret e kompanisë.
Kualifikimet
Eksperiencë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve prej melamine, MDF dhe druri.
Përvojë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri ose në montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
Njohuri në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.
Aftësi të mira organizative, komunikuese.
Aftësi për të punuar në grup dhe për të udhëhequr ekipin gjatë realizimit të punimeve.
Korrektësi dhe përkushtim në respektimin e orarit të punës.
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
067 206 4428
.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt:
067 206 4428
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.