Akro
po zgjeron ekipin dhe kërkon një
Mësuese të Gjuhës Angleze
për t’iu bashkuar stafit tonë në Tiranë.
Akro Center është një qendër gjuhësh të huaja që ofron kurse për fëmijë, të rinj dhe të rritur, në nivele të ndryshme. Synimi ynë është të krijojmë një ambient profesional, miqësor dhe motivues, ku studentët jo vetëm të mësojnë një gjuhë të huaj, por edhe ta përdorin atë me siguri në komunikimin e përditshëm.
Në mësimdhënie i kushtojmë rëndësi metodave bashkëkohore, komunikimit aktiv, praktikës dhe përshtatjes së mësimit sipas nivelit dhe nevojave të çdo grupi.
Për këtë arsye, kërkojmë një mësuese që e pëlqen mësimdhënien, di të krijojë një atmosferë pozitive në klasë dhe dëshiron të zhvillohet profesionalisht së bashku me ekipin tonë.
Kriteret që kërkojmë:
• Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar
• Formim akademik në Gjuhë Angleze, Mësuesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh
• Eksperienca e mëparshme në mësimdhënie është e preferueshme
• Aftësi për të përgatitur dhe organizuar orë mësimore të strukturuara dhe interaktive
• Aftësi për të punuar me studentë të niveleve dhe grupmoshave të ndryshme
• Komunikim i qartë, korrekt dhe profesional me studentët
• Aftësi për të motivuar dhe përfshirë studentët aktivisht gjatë orës së mësimit
• Përgjegjshmëri, korrektësi dhe seriozitet në punë
• Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të klasës
• Gatishmëri për bashkëpunim dhe punë në grup
• Interes për metoda moderne dhe materiale bashkëkohore të mësimdhënies
Çfarë ofron Akro?
Një ambient pune profesional dhe bashkëpunues, mundësi për zhvillim profesional, punë me grupe të organizuara sipas niveleve dhe mundësinë për të qenë pjesë e një qendre që synon vazhdimisht të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies.
Vendndodhja:
Tiranë
Aplikimi:
Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV-në në
[email protected]
Nëse ke pasion për gjuhën angleze dhe mësimdhënien dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një ekipi dinamik, presim aplikimin tënd.