Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Front Desk & Guest Relations

    AJA SPA kërkon një punonjëse për pozicionin Front Desk & Guest Relations.
    Orari: 11:00–19:00
    Pozicioni: Full-time
    Detyrat kryesore:
    * Pritja dhe përshëndetja profesionale e klientëve.
    * Check-in dhe check-out.
    * Orientimi i klientëve sipas shërbimit të rezervuar.
    * Koordinimi me terapistët për fillimin dhe përfundimin në kohë të trajtimeve.
    * Kujdesi për klientët gjatë qëndrimit në spa.
    * Menaxhimi i pagesave, arkës dhe faturimit.
    * Informimi i klientëve mbi trajtimet, paketat, gift cards dhe produktet.
    * Prezantimi dhe shitja e shërbimeve dhe paketave.
    * Menaxhimi i kërkesave apo problematikave të klientëve gjatë qëndrimit në spa.
    * Mbajtja e recepsionit dhe zonës së pritjes të organizuar dhe në standardin e Aja Spa.
    * Koordinimi i vazhdueshëm me Booking & Customer Care dhe me terapistët.
    * Ruajtja e një standardi të lartë shërbimi edhe gjatë orareve me fluks.
    Kërkesat:
    * Njohja e mirë e gjuhës angleze është e detyrueshme, pasi Aja Spa ka staf ndërkombëtar.
    * Aftësi shumë të mira komunikimi dhe customer service.
    * Paraqitje dhe sjellje profesionale.
    * Person energjik, i shpejtë dhe i gatshëm për një ambient pune dinamik.
    * Aftësi për të punuar me fluks të lartë klientësh.
    * Qetësi dhe profesionalizëm në situata me presion.
    * Përgjegjshmëri dhe korrektësi në menaxhimin e pagesave.
    * Aftësi të mira në prezantimin dhe shitjen e shërbimeve.
    * Eksperienca në spa, hoteleri, hospitality, klinika ose customer service përbën avantazh.
    Aja Spa ka fluks të konsiderueshëm klientësh, ndaj kërkojmë një person aktiv, të përgjegjshëm dhe me ritëm të mirë pune.
Working...
X