Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist/e Shërbim Klienti, 50.000All + bonus

    Qëllimi i pozicionit:
    Specialisti/ja i/e Shërbimit të Klientit është përgjegjës/e për komunikimin dhe pritjen e klientëve, orientimin e tyre dhe koordinimin me Drejtorin e Shitjeve, duke siguruar një eksperiencë profesionale dhe të organizuar gjatë gjithë procesit.
    Përgjegjësitë kryesore:​
    Komunikon me klientët nëpërmjet telefonit dhe fizikisht në ambientet e kompanisë.
    Pret, dëgjon dhe orienton klientët sipas nevojave të tyre.
    Identifikon interesat dhe kërkesat e klientëve dhe i orienton tek
    Drejtori i Shitjeve
    .
    Ndjek komunikimin me klientët dhe siguron që kërkesat e tyre të përcillen në mënyrë të saktë.
    Ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me klientët.
    Komunikon në mënyrë profesionale dhe të artikuluar me klientë të ndryshëm.
    Mbështet procesin e negocimit dhe komunikimit me klientët sipas nevojës.
    Mban të organizuar informacionin dhe kërkesat e klientëve.
    Bashkëpunon ngushtë me Drejtorin e Shitjeve për ndjekjen e klientëve dhe mundësive të shitjes.
    Kërkesat:​
    Eksperiencë e mëparshme në
    Shërbim Klienti, Shitje ose pozicione të ngjashme
    përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të shprehuri.
    Të jetë person
    i/e artikuluar, i/e organizuar dhe korrekt/e
    .
    Aftësi të mira negocimi dhe bindjeje.
    Orientim drejt klientit dhe rezultateve.
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe komunikime njëkohësisht.
    Qasje profesionale dhe pozitive ndaj klientëve.
    Orari i punës:​

    E Hënë – E Premte:
    09:00 – 17:00

    E Shtunë:
    09:00 – 13:00

    E Diel:
    Pushim

    Ditët e festave:
    Sipas llojit të festës dhe organizimit të kompanisë.

    Paga:
    500 € neto +
    bonus për çdo shitje
    .
    Cel. : 069 709 3131
Working...
X