Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialisti/e të Burimeve Njerëzore

    EnBi Power shpk
    e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni:

    Specialisti/e të Burimeve Njerëzore
    Lloji I punës:
    Full Time
    Detyrat kryesore:
    Administrimi dhe përditësimi i dokumentacionit të punonjësve;
    Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve;
    Përgatitja dhe administrimi i kontratave të punës dhe dokumentacionit HR;
    Ndjekja e procedurave të onboarding dhe offboarding;
    Administrimi i lejeve, mungesave dhe të dhënave të personelit;
    Mbështetja në procesin e payroll-it dhe përgatitjen e të dhënave për pagat;
    Zbatimi dhe monitorimi i politikave dhe procedurave të Burimeve Njerëzore;
    Mbështetja në proceset e trajnimeve, vlerësimit të performancës dhe zhvillimit të punonjësve;
    Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin e punës dhe procedurat e kompanisë.

    Kërkesat:
    Diplomë universitare, preferohet në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Juridik ose fusha të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme në HR;
    Njohuri të legjislacionit shqiptar të punës;
    Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
    Njohuri të mira të Microsoft Office;
    Njohja e gjuhës angleze.
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën
    [email protected]
    , duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    .
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Working...
X