Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Sherbim Klienti ( Makina me qera ) - 500 € + bonuese

    Për një nga bashkëpunëtorët tanë, po kërkojmë një
    Specialist/e të Shërbimit ndaj Klientit
    , që do të kujdeset për pritjen, komunikimin dhe orientimin e klientëve gjatë gjithë procesit.
    Roli kërkon një person të komunikueshëm, të artikuluar dhe të organizuar, që di të kuptojë nevojat e klientit dhe të krijojë një eksperiencë pozitive.\
    Përgjegjësitë kryesore:
    Komunikon me klientët në telefon dhe fizikisht;
    Pret dhe orienton klientët sipas kërkesave të tyre;
    Identifikon interesat e klientëve dhe i përcjell te Drejtori i Shitjeve;
    Ndjek komunikimin dhe kërkesat e klientëve;
    Mbështet procesin e negocimit dhe shitjes;
    Mban të organizuar informacionin për secilin klient;
    Bashkëpunon me Drejtorin e Shitjeve për ndjekjen e mundësive të shitjes;
    Ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me klientët.
    Kërkojmë një kandidat/e që:
    Ka eksperiencë në shërbim klienti, shitje ose role të ngjashme;
    Komunikon qartë dhe në mënyrë profesionale;
    Është i/e organizuar, korrekt/e dhe i/e sjellshëm/me;
    Ka aftësi bindëse dhe negociuese;
    Di të menaxhojë disa komunikime njëkohësisht;
    Është i/e orientuar drejt klientit dhe rezultateve;
    Ka energji pozitive dhe dëshirë për t’u zhvilluar.

    Orari:
    E hënë–e premte: 09:00–17:00
    E shtunë: 09:00–13:00
    E diel: Pushim
    Festat: Sipas organizimit të kompanisë

    Paga:
    500 € neto + bonus për çdo shitje.
    Apliko tani :
    [email protected]
    Cel. : 069 403 8118
Working...
X