Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Punonjës Magazine (Pirunist)

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
    Punonjës Magazine (Pirunist)
    Qëllimi i Pozicionit të Punës

    Qëllimi i këtij pozicioni është të sigurojë lëvizjen, ngarkimin, shkarkimin dhe sistemimin e mallrave në magazinë, në mënyrë të sigurt, të saktë dhe efikase, duke garantuar respektimin e procedurave të punës, standardeve të sigurisë dhe ruajtjen e integritetit të produkteve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Përdorimi i sigurt dhe korrekt i pirunit ngritës (forklift) për lëvizjen dhe sistemimin e mallrave.
    Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave nga automjetet e transportit.
    Transportimi dhe vendosja e produkteve në pozicionet përkatëse brenda magazinës.
    Përgatitja dhe lëvizja e mallrave sipas kërkesave dhe procedurave të magazinës.
    Kontrolli vizual i mallrave gjatë procesit të lëvizjes dhe sistemimit.
    Kujdesi për përdorimin korrekt dhe mirëmbajtjen bazë të pirunit ngritës.
    Respektimi i rregullave dhe procedurave të sigurisë në punë gjatë operimit të pajisjeve.
    Bashkëpunimi me kolegët dhe Supervizorin e Magazinës për realizimin e aktiviteteve të përditshme.
    Mbajtja e një ambienti të rregullt dhe të sigurt në zonat e magazinimit dhe të punës.
    Raportimi i menjëhershëm i çdo problematike, dëmtimi ose anomalie të konstatuar gjatë punës.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Eksperiencë e mëparshme si Pirunist / Operator Forklift.
    Eksperienca në magazina, logjistikë ose në sektorin Retail përbën avantazh.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e punës.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe me volum të lartë pune.
    Respektim rigoroz i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.
    Çfarë ofron Megatek:
    Kontratë të rregullt pune;
    Ambient profesional dhe bashkëpunues;
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale;
    Pagesë konkurruese dhe benefite sipas politikave të kompanisë.
    Procedura e Aplikimit:
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
    CV të detajuar

    Email:
    [email protected]


    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Departamnti i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X