Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Client Management/Office Assistent

    Bashkohu me Ekipin Tonë!
    Specialiste e Marrëdhënieve me Klientët – 8 Dimensions Real Estate
    Vendndodhja: Kryqëzimi "Vasil Shanto", Tiranë
    Rreth Nesh
    8 Dimensions Real Estate është një kompani vizionare dhe ambicioze, që po ndërton një model të ri pune në fushën e pasurive të paluajtshme, ku njerëzit, bashkëpunimi dhe zhvillimi profesional janë në qendër.
    Si pjesë e zgjerimit të ekipit, jemi në kërkim të një Specialisteje të Marrëdhënieve me Klientët, e cila do të ketë një rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe në ndërtimin e komunikimit profesional me klientët tanë.
    Përshkrimi i Pozicionit
    Specialistja e Marrëdhënieve me Klientët
    do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e komunikimit me klientët e interesuar për prona nëpërmjet kanaleve telefonike dhe digjitale, menaxhimin e kërkesave të tyre, si dhe koordinimin e komunikimit gjatë procesit të informimit dhe orientimit për pronat.
    Ky pozicion kërkon aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi, si dhe një qasje profesionale dhe korrekte në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme.

    Kualifikimet e Kërkuara
    Eksperienca në
    shitje, customer service, call center ose sektorin imobiliar
    përbën avantazh.
    Aftësi për të punuar në ekip.
    Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, WhatsApp, email dhe programeve të menaxhimit të klientëve.
    Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
    Çfarë Ofrojmë
    Ambient pune profesional, bashkëkohor dhe mbështetës.
    Mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.
    Paga
    56 000 ALL Bruto +Bonuse
    në bazë performance
    Vendndodhja dhe orari
    Vendndodhja: Kryqëzimi "Vasil Shanto", Pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë
    Orari: Full Time (Puna nis në orën 09:00)
    Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në:
    [email protected]
    ose WhatsApp: +355 68 880 0680
    Bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson profesionalizmin, përkushtimin dhe rritjen e qëndrueshme në karrierë!
    Cel. : 0688800680
Working...
X