Kastrati Energy
kërkon të punësojë një
Inventarizues
, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e proceseve të inventarizimit dhe kontrollit fizik të mallrave, produkteve, materialeve dhe aseteve në pikat e shitjes, magazina dhe ambiente të tjera të kompanisë.
Pozicioni kërkon nivel të lartë saktësie, integriteti dhe përgjegjshmërie, pasi ka një rol të rëndësishëm në kontrollin e aktiveve të kompanisë, evidentimin e diferencave dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave fizike dhe sistemore.
Departamenti:
Operacional / Kontroll Inventari
Raporton tek:
Drejtori Shitjeve
Vendndodhja:
Në varësi të nevojave të kompanisë
Përgjegjësitë kryesore
Planifikon dhe realizon proceset e inventarizimit periodik dhe të jashtëzakonshëm në pikat e shitjes, magazina dhe njësi të tjera të kompanisë.
Kryen numërimin, matjen, verifikimin dhe evidentimin fizik të produkteve, materialeve dhe artikujve sipas procedurave të përcaktuara.
Kontrollon përputhjen ndërmjet gjendjes fizike dhe të dhënave të regjistruara në sistemet e kompanisë.
Identifikon, dokumenton dhe raporton çdo diferencë të konstatuar gjatë procesit të inventarizimit.
Analizon diferencat e inventarit dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse për identifikimin e shkaqeve.
Verifikon dokumentacionin që lidhet me hyrjet, daljet, transferimet dhe lëvizjet e mallrave dhe produkteve.
Kontrollon zbatimin e procedurave të brendshme për administrimin, ruajtjen dhe lëvizjen e stokut.
Siguron që proceset e inventarizimit të kryhen në mënyrë objektive, të dokumentuar dhe në përputhje me procedurat e kompanisë.
Përgatit procesverbalet, raportet dhe dokumentacionin përfundimtar të inventarizimit.
Administron dhe arkivon dokumentacionin e krijuar gjatë proceseve të kontrollit.
Bashkëpunon me departamentet e financës, kontabilitetit, magazinës, logjistikës, operacioneve dhe menaxhimit të pikave të shitjes.
Kryen kontrolle të planifikuara dhe të paplanifikuara sipas udhëzimeve të strukturave drejtuese.
Identifikon problematikat që mund të ndikojnë në saktësinë e stokut dhe propozon masa për reduktimin e diferencave.
Monitoron proceset e transferimit të produkteve ndërmjet njësive dhe verifikon dokumentacionin shoqërues.
Kontrollon respektimin e procedurave për produktet me lëvizje të shpejtë, produktet e dëmtuara, mungesat dhe tepricat.
Raporton menjëherë çdo parregullsi, mospërputhje apo risk të evidentuar gjatë kontrolleve.
Siguron ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit financiar, operacional dhe të inventarit.
Merr pjesë në analizat periodike të diferencave dhe në hartimin e masave korrigjuese.
Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të kontrollit dhe inventarizimit.
Kualifikimet
Arsim i lartë ose i mesëm, preferohet në Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
Përvojë e mëparshme në inventarizim, magazinë, logjistikë, kontroll ose auditim përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira analitike dhe numerike.
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
Integritet dhe korrektësi profesionale.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Njohuri të mira të Excel dhe sistemeve informatike.
Gatishmëri për të udhëtuar në pika të ndryshme të kompanisë.
Leje drejtimi, kategoria B.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
[email protected]