Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohen vende pune Pharma Pre-Seller

    AGJENT PARASHITJE FARMACEUTIKË
    (PHARMA PRE-SELLER)
    ​
    NELT sh.p.k.
    , pjesë e
    NELT Group
    , një nga kompanitë lider në fushën e distribucionit në Ballkanin Perëndimor, menaxhon dhe shpërndan marka të kompanive të njohura shumëkombëshe dhe rajonale, ndër të cilat
    Kenvue (Johnson & Johnson), Beiersdorf, Sebamed, FrieslandCampina (Friso, NoyNoy), Nutrino, Halls dhe Barkleys
    .
    Në kuadër të zgjerimit të ekipit të
    Shitjeve
    , NELT sh.p.k. kërkon të punësojë një:
    Agjent Parashitje (Pre-Seller) – Farmaceutikë
    Location : Durres
    Nëse je person
    energjetik, komunikues dhe i orientuar drejt rezultateve
    , kjo mund të jetë mundësia e duhur për të zhvilluar karrierën tënde në një kompani lider në fushën e distribucionit.
    DETYRAT KRYESORE
    Viziton rregullisht farmacitë dhe pikat e shitjes në territorin e përcaktuar.
    Prezanton dhe promovon produktet e kompanisë te klientët.
    Merr dhe menaxhon porositë, duke siguruar disponueshmërinë e produkteve.
    Ndjek zbatimin e çmimeve, promocioneve dhe iniciativave të kompanisë në pikën e shitjes.
    Kujdeset për pozicionimin dhe prezantimin e produkteve sipas standardeve të kompanisë.
    Ndërton dhe ruan marrëdhënie të mira me klientët ekzistues dhe identifikon mundësi të reja biznesi.
    Monitoron aktivitetin e konkurrentëve dhe zhvillimet në treg.
    Planifikon dhe menaxhon në mënyrë efektive itinerarin dhe aktivitetet ditore në terren.
    Raporton te Eprori mbi aktivitetin dhe rezultatet e realizuara.
    Zbaton procedurat, politikat dhe standardet e kompanisë.
    ÇFARË KËRKOJMË?
    Arsim i mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
    Përvojë e mëparshme 2-3 vite në shitje, parashitje ose në industrinë farmaceutike përbën avantazh.
    Vendbanim : Tirane-Durres
    Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
    Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie me klientët.
    Orientim drejt rezultateve dhe objektivave.
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe disiplinë në punë.
    Leje drejtimi të kategorisë B.
    Gatishmëri për të punuar në terren.
    ÇFARË TË OFROJMË?

    Pagë fikse neto: 70,000 Lekë

    Bonus mujor sipas performancës dhe realizimit të objektivave
    🗓
    Fundjava pushim

    Bonuse vjetore & kupona dhuratë

    Kontrolle shëndetësore falas

    Aktivitete sportive & rekreative

    Dhurata për evente të rëndësishme jetësore

    Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale

    Ambient miqësor dhe mbështetës
    SI TË APLIKONI?
    Dërgoni CV-në tuaj në:

    [email protected]

    ose kontaktoni në WhatsApp:
    +355 68 900 8590 / +355 67 402 8901
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të CV-së do të kontaktohen për intervistë.
    Nelt sh.p.k.
    Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 24, ZK 1242, Borake, Shijak, Durrës, Shqipëri
    Nelt je vodeća kompanija u pružanju usluga logistike, distribucije robe široke potrošnje, farmaceutskih prizvoda i trade marketinga.

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt sh.p.k., në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
    Cel. : +355689008590
Working...
X