Billa Home
, pjesë e
Billa & Co Sh.p.k
, është e specializuar në sektorin e mobilieve, duke ofruar produkte që ndërthurin cilësinë, funksionalitetin dhe dizajnin bashkëkohor. Me fokus të veçantë te cilësia dhe shërbimi ndaj klientit, synojmë të zgjerojmë ekipin tonë me profesionistë të motivuar dhe të përkushtuar.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Monitorimi dhe analizimi i blerjeve sipas produkteve dhe kategorive;
Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e blerjeve;
Monitorimi i tregut, konkurrencës, produkteve dhe çmimeve;
Komunikimi dhe negocimi me furnitorët për çmime, kushte pagese, afate dhe kushte furnizimi;
Ndjekja e porosive nga konfirmimi deri në realizimin e tyre;
Bashkëpunimi me departamentet e shitjeve dhe magazinës për nevojat për furnizim dhe nivelin e stokut;
Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave dhe dokumentacionit që lidhet me furnitorët dhe blerjet;
Identifikimi i mundësive për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e procesit të blerjeve.
Kualifikimet e Kërkuara:
Eksperiencë e mëparshme në fushën e blerjeve, preferohet në sektorin e mobilieve;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar;
Aftësi të mira për punë në grup, komunikim efektiv dhe bashkëpunim me departamente të ndryshme;
Njohuri në përdorimin e programeve bazë të paketës Microsoft Office.
Ne ofrojmë:
Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
Mundësi për zhvillim profesional;
Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
[email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.