Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune CONTENT CREATOR & MARKETING COORDINATOR

    MOVO Studio po kërkon një Content Creator & Marketing Coordinator për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.
    Po kërkojmë një person kreativ, të përgjegjshëm dhe me iniciativë, që kupton estetikën vizuale dhe di ta transformojë punën tonë në përmbajtje tërheqëse për rrjetet sociale.
    Përgjegjësitë kryesore:
    • Planifikimi i kalendarit mujor të përmbajtjes
    • Krijimi i postimeve, stories dhe reels për Instagram
    • Fotografimi dhe filmimi i projekteve, materialeve dhe procesit të punës
    • Editimi i videove dhe përgatitja e materialeve grafike
    • Shkrimi i përshkrimeve dhe publikimi i përmbajtjes
    • Monitorimi i performancës dhe propozimi i ideve për rritjen e brandit
    • Koordinimi me ekipin gjatë vizitave në projekte
    Profili që kërkojmë:
    • Njohuri praktike në Canva, CapCut ose programe të ngjashme
    • Aftësi për të krijuar video të shkurtra dhe përmbajtje vizuale cilësore
    • Sy të mirë për dizajnin, kompozimin dhe detajet
    • Organizim, korrektësi dhe respektim të afateve
    • Interes për interior design, arkitekturën dhe ndërtimin e markave
    • Eksperienca e mëparshme është avantazh, por portofoli dhe aftësia praktike kanë më shumë rëndësi
    Çfarë ofrojmë:
    • Mundësi për të ndërtuar nga afër identitetin e një studioje në zhvillim
    • Përfshirje reale në projekte interior design
    • Hapësirë për ide, kreativitet dhe zhvillim profesional
    • Bashkëpunim afatgjatë, bazuar në performancë
    Për të aplikuar, na dërgo në email "
    [email protected]
    " :
    CV-në
    Portofolin ose shembuj të punëve të tua
    Një prezantim të shkurtër
    Një ide për një Reel që do të krijoje për MOVO Studio
    Tiranë
    Afati i aplikimit: 12 Shtator 2026
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X