Kastrati Energy
shpk
kërkon të punësojë një
Menaxher Rajonal
, i cili do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për menaxhimin, koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit operacional dhe tregtar të rrjetit të pikave të shitjes brenda
Rajonit (Durres-Kavaje-Lushnje)
.Pozicioni ka një rol kyç në garantimin e zbatimit të strategjive dhe politikave të kompanisë në terren, në arritjen e objektivave të shitjeve dhe performancës, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe në ruajtjen e standardeve të kompanisë në të gjitha pikat nën përgjegjësi.
Departamenti:
Operacional / Retail
Raporton tek:
Drejtori i Shitjeve
Vendndodhja:
Durres
Përgjegjësitë kryesore
Menaxhon dhe koordinon aktivitetin e pikave të shitjes brenda rajonit të përcaktuar, duke garantuar funksionimin e tyre sipas procedurave, politikave dhe standardeve të kompanisë.
Përgjigjet për performancën e përgjithshme të pikave të shitjes në territorin nën përgjegjësi dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e objektivave të përcaktuara.
Analizon rezultatet e shitjeve, marzhet, kostot operative, performancën e pikave dhe treguesit kryesorë të performancës, duke identifikuar problematikat dhe mundësitë për përmirësim.
Harton dhe propozon masa konkrete për rritjen e performancës së pikave të shitjes dhe optimizimin e proceseve operative.
Mbikëqyr dhe koordinon stafin e pikave të shitjes, duke siguruar organizimin efektiv të punës, respektimin e përgjegjësive dhe zbatimin e standardeve të kompanisë.
Merr pjesë në proceset e vlerësimit të performancës së stafit dhe identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional.
Kontrollon respektimin e procedurave të operimit, standardeve të shërbimit ndaj klientit, rregullave të sigurisë dhe kërkesave të brendshme të kompanisë.
Monitoron në mënyrë periodike gjendjen e stokut, lëvizjet e produkteve, furnizimet dhe nevojat operative të pikave të shitjes, në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
Identifikon devijimet në proceset operative dhe merr masat e nevojshme për korrigjimin e tyre, duke raportuar çështjet me rëndësi te strukturat drejtuese.
Siguron zbatimin në terren të politikave tregtare, promocioneve, fushatave dhe iniciativave të kompanisë.
Monitoron cilësinë e shërbimit dhe eksperiencën e klientit, duke ndërhyrë për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve.
Bashkëpunon ngushtë me departamentet e shitjeve, financës, logjistikës, burimeve njerëzore, marketingut, teknikës dhe departamenteve të tjera mbështetëse.
Përgatit raporte periodike mbi performancën e rajonit, problematikat operative, rezultatet e shitjeve dhe realizimin e objektivave.
Kryen analiza të tregut dhe konkurrencës në territorin e përgjegjësisë dhe propozon iniciativa për rritjen e konkurrueshmërisë së kompanisë.
Siguron që pikat e shitjes të operojnë në përputhje me kërkesat ligjore, rregulloret e kompanisë dhe standardet e sigurisë.
Kryen vizita të rregullta në pikat e shitjes dhe monitoron nga afër standardet e operimit dhe performancën e tyre.
Menaxhon dhe adreson në kohë problematikat e ngritura nga pikat e shitjes, duke siguruar koordinimin me strukturat përkatëse deri në zgjidhjen e tyre.
Identifikon mundësi për reduktimin e kostove, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e eficiencës operacionale.
Përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve në territorin nën përgjegjësi.
Siguron një nivel të lartë disipline, përgjegjshmërie dhe profesionalizmi në të gjitha strukturat që menaxhon.
KUALIFIKIMET
Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhim,ose fusha të ngjashme.
Minimumi 7-10 vite eksperiencë në menaxhim, shitje, retail ose operacionale.
Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve dhe strukturave me shtrirje territoriale.
Aftësi të forta analitike dhe orientim ndaj rezultateve.
Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe drejtuese.
Aftësi për të marrë vendime dhe për të menaxhuar situata komplekse.
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Disponibilitet për lëvizje dhe udhëtime brenda rajonit të përgjegjësisë.
Leje drejtimi, kategoria B.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
[email protected]