Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Cashier/Teller - Departamenti i Operacioneve të Thesarit

    Cashier/Teller - Departamenti i Operacioneve të Thesarit
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:​
    Kryen depozitime dhe tërheqje fondesh në përputhje me rregullat e sigurisë së Bankës.
    Regjistron dhe proceson transaksionet me para në sistem.
    Përgatit dhe administron fondet për ATM-të dhe nevojat e degëve.
    Ruan dhe menaxhon me kujdes paranë, dokumentet me vlerë dhe çeket në kasafortë.
    Kryen rakordimin e parasë fizike me gjendjen e sistemit në bashkëpunim me Back Office.
    Identifikon kartëmonedhat false dhe ato të papërshtatshme për qarkullim, duke mbajtur përgjegjësi për diferencat në cash.
    Përgatit dhe shpërndan procesverbalet për kartëmonedhat false të identifikuara.
    Verifikon dokumentacionin dhe personat e autorizuar për lëvizjen e fondeve.
    Përgatit dhe realizon dërgesat e parasë dhe dokumentacionit drejt Bankës së Shqipërisë, bankave të tjera dhe degëve të BKT-së.
    Ofron mbështetje për rakordimet e cash-it dhe zbaton rregullat e sigurisë gjatë trajtimit të fondeve.
    Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të eprorëve.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:​
    Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimi universitar përbën avantazh.
    Të ketë njohuri dhe përvojë mbi elementët e sigurisë së kartëmonedhave.
    Të jetë i kujdesshëm, i saktë dhe praktik në administrimin e parasë.
    Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit sipas nevojave të punës.
    Të karakterizohet nga ndershmëria, besueshmëria dhe përgjegjshmëria.
    Të ketë njohuri të mira të Windows dhe paketës MS Office, veçanërisht Excel.
    Të përmbushë kriteret e përcaktuara nga rregulloret e brendshme të Bankës.
    Të ketë minimumi 5 vite përvojë pune në pozicionin Arkëtar/Teller.
    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më
    14.09.2026 ne linkun :

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Working...
X