Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Social Media / Fotograf / Graphic Design

    Fotografi, video dhe graphic dizajn kryesisht për rrjete sociale​
    Kompania jonë menaxhon komunikimin online dhe faqet web të disa bizneseve shqiptare. Kërkojmë një person që
    di të krijojë përmbajtje grafike dhe përmbajtje për rrjetet sociale
    .
    Kërkohen:
    2 Persona të ndryshëm, ose 1 person nëse i zotëron të dyja. Kërkojmë persona praktik, kreativ dhe të përgjegjshëm, që arrijnë të kuptojnë nevojat e klientit dhe të organizojë punën pa pasur nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme.
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Orari:
    E Hënë - e Shtunë, 09:00–17:00
    Paga:
    Negociohet sipas përvojës
    Pozicioni Fotograf:
    Part-Time, 4 orë në ditë, hibrid. Disa ditë, puna do të jetë në terren, duke realizuar foto dhe video te klientët. Ditët e tjera do të punohet nga shtëpia për përpunimin e materialeve, krijimin e dizajneve dhe menaxhimin e postimeve. Kryesisht klientët janë në Tiranë. Aparati Fotografik është i kompanisë.
    Social Media/Graphic Design:
    Full-Time, 8 orë në ditë,
    nga shtëpia
    . Kërkojmë një Social Media Manager që mund të planifikojë, përgatisë dhe publikojë përmbajtjen e klientëve tanë. Punimet grafike do të realizohen sipas kërkesave të klientit ose të vendosura me bashkëpunim. Nëse vijnë materiale nga fotografi, Social Media Manager duhet të dijë t’i përdorë këto materiale për të krijuar postime dhe komunikim të përshtatshëm me stilin e biznesit.
    Detyrat kryesore​
    Planifikimi i përmbajtjes për klientët
    Realizimi i fotografive dhe videove të shkurtra në ambientet e klientëve
    Përzgjedhja dhe përpunimi i fotografive
    Krijimi i dizajneve për postime, Stories dhe reklama/postera
    Përgatitja dhe publikimi i përmbajtjes në Instagram, Facebook dhe TikTok
    Shkrimi i teksteve të postimeve në shqip dhe, kur nevojitet, në anglisht
    Komunikimi me klientët për të kuptuar biznesin, produktet dhe stilin e tyre
    Organizimi i punës dhe respektimi i afateve
    Çfarë kërkojmë​
    Të dish të përdorësh një aparat mirrorless për foto dhe video
    Të kesh njohuri për dritën, kompozimin dhe përpunimin e fotografive
    Të dish të krijosh dizajne të mira për rrjetet sociale
    Të përdorësh të paktën një nga këto programe: Canva, Photoshop, Illustrator ose Figma
    Të kesh njohuri bazë për montimin e videove të shkurtra dhe Reels
    Të shkruash mirë në shqip
    Të kesh njohuri të mjaftueshme të anglishtes për punë
    Të komunikosh mirë dhe të kuptosh kërkesat e klientit
    Të organizosh punën pa pasur nevojë për udhëzime në çdo hap
    Të jesh i gatshëm për të lëvizur brenda Tiranës për foto dhe video
    Përvoja me Meta Business Suite ose Meta Ads Manager përbën avantazh.
    Mënyra e punës​
    Puna është e ndarë mes terrenit dhe punës nga shtëpia.
    Në ditët e planifikuara për xhirime, do të vizitosh ambientet e klientëve për të realizuar foto dhe video. Pjesa tjetër e punës do të zhvillohet nga shtëpia, ku do të përpunosh materialet dhe do të përgatitësh përmbajtjen.
    Për momentin nuk kërkohet prani e përditshme në zyrë.
    Aplikimi​
    Dërgo CV-në dhe disa shembuj të punëve të tua në:
    WhatsApp:
    0684222555
    Email:

    [email protected]
    Portofoli mund të jetë një link në Google Drive, Behance, Instagram ose profile që ke menaxhuar vetë.
    Në aplikim, na trego shkurtimisht:
    Çfarë pajisjesh dhe programesh di të përdorësh
    Cilat materiale në portofol janë realizuar nga ti
    Cili ka qenë roli yt në profilet ose projektet e paraqitura
    Aparati Fotografik sigurohet nga kompania.
    Faleminderit
Working...
X