Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet

    IRISOFT EDUCATION PO ZGJERON EKIPIN!
    Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve tona, kërkojmë persona energjikë, të komunikueshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozicionet:
    MËSUES/E PËR PROGRAMIN AFTER SCHOOL
    Kërkojmë mësues/e që duan të punojnë me fëmijë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe personal.
    Kriteret:
    • Arsim i lartë në mësuesi ose fusha të përafërta
    • Aftësi shumë të mira komunikimi me fëmijët
    • Përgjegjshmëri, durim dhe kreativitet
    • Aftësi për të ndihmuar nxënësit me detyrat dhe përforcimin e njohurive
    • Eksperienca e mëparshme përbën avantazh
    AGJENT/E MARKETINGU NË TERREN
    Kërkojmë persona dinamikë dhe komunikues për promovimin e programeve, kurseve dhe shërbimeve të qendrës.
    Detyrat kryesore:
    • Prezantimi i programeve dhe shërbimeve tek klientët potencialë
    • Kontakte dhe takime në terren
    • Krijimi i kontakteve të reja me individë, institucione dhe biznese
    • Mbështetja e fushatave të marketingut dhe regjistrimeve
    • Zgjerimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe klientëve
    Profili që kërkojmë:
    • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi
    • Energji, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve
    • Aftësi për të krijuar marrëdhënie me klientët
    • Eksperienca në marketing, shitje ose promovim përbën avantazh
    Vendndodhja:
    Tiranë, Elbasan
    Irisoft Education
    Të interesuarit mund të dërgojnë
    CV-në dhe pozicionin për të cilin aplikojnë
    në kontaktet tona.
    email:
    [email protected]
    : cel: 355 69 832 9140
    BËHU PJESË E EKIPIT IRISOFT EDUCATION!
    #IrisoftEducation #Punesim #Rekrutim #Mesues #AfterSchool #Marketing #AgjentMarketingu tirane #MundesiPunesimi
Working...
X