Durres, ofrohet vend pune Inxhinier/e Preventivues Kostoist
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ndodhet me seli në Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Inxhinier/e Preventivues Kostoist
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Kryen rol tekniko-organizativ për projektet në ndërtim. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Të hartojë dhe përgatisë preventivat e objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
Të kontrollojë përgatitjen e Situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;
Të hartojë dhe përgatisë preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga vetë Shoqëria si dhe preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga nën-kontraktorët;
Të ndjek dhe kryej, raportimin e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;
Të nxjerr koefiçientët tekniko-ekonomik, që shërbejnë për planifikimin e fondeve sipas llojit të ndërtimit, si dhe të japi asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe Cash Flow të punimeve;
Të kontrollojë dhe vlerësojë preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivat e tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria, mbas shqyrtimit të projektit të aplikoj çmimet për njësi sipas analizave teknike të Shoqërisë;
Të kontrollojë preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
Të rishikoj analizat teknike dhe analizat e manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
Të kryejë rishikim periodik të legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
Të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Drejtori Teknik/Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për finalizimin e çmimeve në preventivë;
Të kontrollojë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
Të kontrollojë rakordimin mujor të Inventarëve fizik të materialeve;
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite si preventivues/kostoist.
Aftësi të tjera:
Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në shoqëritë e ndërtimit;
Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
Të jetë i aftë të menaxhoj dhe punojë në grup;
Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.
Përfitimet:
Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply