Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator i Sigurisë (HSE)

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator i Sigurisë (HSE)










    Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor.
    Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.
    Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

    Pozicioni: Koordinator i Sigurisë (HSE)
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i Sigurisë HSE ka për detyrë të koordinojë stafin në kantieret e shoqërisë
    për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit teknik dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, etj.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë
    dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;
    Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar i të gjitha kantiereve të Shoqërisë;
    Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
    Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
    Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite.

    Aftësi të tjera:

    Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
    Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
    Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
    Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
    Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
    Përfitimet:

    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga konkuruese në treg;
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.
    Afati i aplikimit:
    Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës 31 Korrik 2023.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X