Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior Business Loan Underwriter

    Underwriter i Lartë – Kredi Biznesi
    /
    Senior Business Loan Underwriter
    Raportimi direkt:
    Chief Risk Officer (CRO)
    Qëllimi i Pozicionit
    Underwriter-i i Lartë për Kredi Biznesi
    është përgjegjës për analizën dhe vlerësimin e pavarur të aplikimeve për kredi biznesi, me fokus në identifikimin dhe menaxhimin e riskut kreditor. Roli përfshin monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mjeteve dhe parametrave të vendimmarrjes për kredi, si dhe mirëmbajtjen e Manualit të Riskut të Kredisë së Biznesit. Pozicioni kërkon balancimin e objektivave të rritjes së biznesit me standardet e menaxhimit të riskut, duke garantuar vendimmarrje profesionale, të pavarur dhe të bazuar në analiza të mirëfillta.
    Përgjegjësitë Kryesore
    1. Vlerësimi dhe Underwriting i Kredive të Biznesit
    Analizon dhe vlerëson aplikimet për kredi biznesi (analizë financiare, operacionale, garanci, histori krediti etj.).
    Merr vendime miratimi/refuzimi/kushtëzimi brenda limiteve të deleguara të autoritetit.
    Përgatit rekomandime të argumentuara për kreditë që kalojnë limitin e autoritetit individual, drejt komiteteve përkatëse të kreditit.
    2. Koordinim me Departamentin Komercial
    Shërben si pika kryesore e kontaktit e Riskut për aplikimet e paraqitura nga ekipet Komerciale/Sales.
    Siguron kohë përgjigje efikase, pa kompromentuar cilësinë e analizës së riskut.
    Komunikon qartë arsyet e vendimeve dhe kushtet e nevojshme për miratim.
    Kontribuon me perspektivën e riskut që në fazat e para të zhvillimit të produkteve/proceseve të reja për kreditë e biznesit.
    3. Monitorimi i Risk Features dhe Performancës së Portofolit
    Monitoron performancën e vazhdueshme të treguesve/karakteristikave të riskut të përdorura në modelet dhe kriteret e vlerësimit të kredive të biznesit.
    Identifikon devijime, trende negative ose përkeqësim të cilësisë së portofolit.
    Rekomandon rregullime të kritereve/politikave, bazuar në analizën e performancës.
    4. Menaxhimi i Loan Decision Engine
    Propozon ndryshime/optimizime të motorit të vendimmarrjes automatike, sipas cilësisë aktuale të portofolit në bashkëpunim me CRO-n dhe ekipet e e departamentit komercial dhe ate te menaxhimit te produkteve.
    Kryen teste dhe simulime përpara implementimit të ndryshimeve në “Loan Decision Engine”.
    5. Menaxhimi i Manualit të Riskut të Kredisë se Biznesit
    Mban dhe përditëson rregullisht Manualin e Riskut të Kredisë për kredi biznesi, duke garantuar që ai reflekton politikat, procedurat dhe praktikat aktuale.
    Siguron përputhshmërinë e manualit me kërkesat rregullatore dhe standardet e brendshme të governancës.
    Komunikon dhe trajnon stafin përkatës mbi ndryshimet në manual.
    6. Raportim dhe Komunikim me CRO
    Raporton rregullisht (mujor/tremujor) te CRO mbi cilësinë e portofolit, performancën e riskut dhe rekomandimet përkatëse.
    Ngre alarme të hershme (early warning) te CRO në rast identifikimi të risqeve të reja ose përkeqësimi të portofolit.
    Kontribuon në raportet e riskut Komitetin e Riskut, kur kërkohet.
    7. Governancë, Compliance dhe Menaxhim Risku
    Vepron në përputhje të plotë me kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar dhe politikat e brendshme të kompanisë.
    Ruan pavarësinë e gjykimit profesional dhe i qëndron presionit nga struktura komerciale për të miratuar kredi jashtë kritereve të riskut.
    Kontribuon në auditime të brendshme/të jashtme dhe inspektime rregullatore lidhur me kreditë e biznesit.
    Kualifikimet dhe Eksperienca e Kërkuar
    Diplomë në Financë, Ekonomi, Bankë ose fusha të ngjashme.
    Minimumi 5 vite përvojë në analizë kredie, underwriting ose risk kredie.
    Përvojë në vlerësimin e kredive për SME.
    Njohuri mbi riskun kreditor, scorecards, decision engines dhe kuadrin rregullator bankar/mikrofinanciar.
    Aftësi shumë të mira në Excel; njohuritë në SQL dhe Python përbëjnë avantazh.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
    Aftësi dhe Kompetenca Kyçe
    Aftësi për të analizuar informacionin dhe për të marrë vendime të mira.
    Integritet profesional dhe gjykim i pavarur.
    Komunikim dhe bashkëpunim shumë i mirë me ekipet e tjera.
    Kujdes ndaj detajeve dhe organizim i mirë i punës.
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht në një mjedis dinamik.
    “Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre tek
    [email protected]

    Duke derguar CV tuaj tek adresa
    [email protected]
    , ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar (Link – Politika e Privatesise se Rekrutimit
Working...
X