Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent Shitjesh

    Agjent Shitjesh






    Dial-Alb Sh.p.k është një kompani e themeluar në 2014, lider në industrinë mjeksorë, e cila për vite me rralle ofron zgjedhje të kompletuara në mbështetjen e konsumit mjekësor dhe kujdesit shëndetsore.

    Në kuadër të zgjerimit të saj, kompania po kërkon staf në pozicioni:

    AGJENT SHITJESH

    Përshkrimi dhe Detyrat:

    Mirëmban marrëdhëniet dhe monitoron klientelën aktuale dhe klientelën target për zonën që i është përcaktuar;
    Planifikon dhe zbaton aktivitetin e shitjes në zonë (me kontakte dhe vizita direkte) duke u përputhur me targetin e kompanisë së përcaktuar mbi shitjet, volumin, tipet e produkteve dhe afatet e parashikuara;
    Ndërton marrëdhënie afatgjata e të qëndrueshme me pikat kyçe të kontaktit sic janë mjekët dhe specialistët duke promovuar produktet e portofolit;
    Promovon dhe prezanton në mënyrë dinjitoze produktet e kompanisë, sipas rasteve tek klientët e zonës se tij;
    Përshpejton zgjidhjen e ankesave/probleme duke rritur nivelin e shërbimit dhe kënaqësisë së klientit;
    Përmirëson shërbimin e tij dhe performancën e kompanisë nëpërmjet feedback-ut të marrë nga klientët;
    Zhvillon ide dhe propozon oferta për produktet e Kompanisë;
    U përgjigjet klientëve dhe ndjek në vazhdimësi kërkesat për shitje me anë të vizitave ballë për ballë apo nëpërmjet postës elektronike;
    Monitoron në mënyrë të vazhdueshme klientelën dhe informon përkatësisht drejtuesin e departamentit për situata specifike;
    Mirëmban klientelën aktuale dhe zhvillon portofolin me klientë të rinj në bazë të objektivave të kompanisë;
    Bashkëpunon dhe koordinon punën me sektorin e marketingut dhe me operatoret e shitjes nëpërmjet telefonit;
    Arritja e objektivave të shitjes dhe objektiva të tjerë mujore;
    Përfaqësimi i kompanisë, brand-it në evente të rëndësishme si konferenca dhe seminare;
    Kontribuon në ndërtimin/hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja të shitjes;
    Mbajtja e një database kontaktesh të detajuara, ku duhet të përfshihen edhe të dhënat për raportime mujore;
    Kriteret e Pozicionit:

    Të ketë arsimin e lartë, preferohet në profilin: Mjekësi, etj;
    Eksperienca të mëparshme pune si agjent shitje të paktën 2 vjet;
    Të jetë i motivuar dhe me objektiva të qarta shitje;
    Aftësi të shkëlqyera në shitje, komunikim dhe negocim;
    Aftësi organizuese, dhënie prioritesh dhe menaxhim kohe;
    Të jetë natyrë aktive, kurioze dhe i motivuar për të mësuar;
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me njerëzit;
    Të jetë i update-uar në kohë reale rreth konkurrentëve;
    Njohuri te mira kompjuterike
    Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze /Italiane (gjuhët e tjera janë avantazh).
    Të zoterojë patentat e klasit B dhe / ose C.
    Orari i Punes: 08: 00 - 16:30.

    Dial -Alb Sh.p.k ju fton të bëheni pjesë e stafit duke kontaktuar në numrin e telefonit: 0684018636 për më shumë informacione.

    Mund të aplikoni për këtë pozicion duke derguar Cv tuaj në adresën e e-mailit: [email protected] brenda datës 06.03.2024
    Kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen për të zhvilluar fazën e intervistës
    Ju njoftojmë së të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply


    WhatsApp

















    Dial-Alb Sh.p.k është një kompani e themeluar në 2014, lider në industrinë mjeksorë,
    e cila për vite me rralle ofron zgjedhje të kompletuara në mbështetjen e konsumit mjekësor dhe kujdesit shëndetsore.
Working...
X