Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lezhe, ofrohet vend pune Menaxher Cilesie - Paga deri 200,000ALL

    KËRKOHET MENAXHER/E CILËSIE (QUALITY MANAGER)
    Për një nga bashkëpunëtorët tanë në industrinë prodhuese, kërkojmë një Menaxher/e Cilësie me eksperiencë të konsoliduar në ndërtimin dhe drejtimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.
    Vendndodhja: Lezhë
    Pozicion senior me autoritet vendimmarrës
    Raporton drejtpërdrejt te Bordi Drejtues
    Mund të ofrohet fleksibilitet për ditë të kufizuara pune nga Tirana
    Paga 160,000All-200,000All
    Përgjegjësitë kryesore:
    • Harton, mirëmban dhe përmirëson sistemin e menaxhimit të cilësisë (QMS);
    • Harton dhe kontrollon procedurat standarde të punës (SOP);
    • Menaxhon moskonformitetet, analizën e shkakut rrënjësor dhe procesin CAPA;
    • Drejton auditimet e brendshme dhe përgatit kompaninë për auditimet e jashtme;
    • Mirëmban certifikimet ISO 22000, ISCC EU dhe certifikimin organik të BE-së;
    • Siguron përputhshmërinë me standardet HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000;
    • Mbikëqyr cilësinë e lëndëve të para, proceset e prodhimit dhe gjurmueshmërinë e loteve;
    • Trajnon stafin dhe kontribuon në forcimin e kulturës së cilësisë;
    • Përcakton dhe raporton treguesit kryesorë të cilësisë.
    Kriteret e domosdoshme:
    • Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Kimi, Biokimi, Biologji, Inxhinieri Kimike/Industriale ose fusha të ngjashme;
    • Minimumi 5–7 vite eksperiencë në menaxhimin e cilësisë në një kompani prodhuese;
    • Eksperiencë e provuar në drejtimin e QMS dhe hartimin e procedurave SOP;
    • Njohuri praktike të HACCP, ISO 9001 dhe ISO 22000;
    • Eksperiencë në përgatitjen dhe realizimin me sukses të auditimeve certifikuese;
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    • Gatishmëri për të punuar në Lezhë.
    Përbëjnë avantazh:
    • Eksperienca me ISCC EU, GMP/API ose standarde farmaceutike;
    • Përdorimi i programeve QMS ose ERP;
    • Eksperienca me CAPA dhe analizën e shkakut rrënjësor;
    • Trajnimet Lean/Six Sigma;
    • Njohja e gjuhës italiane.

    [email protected]
    069 409 3986

    Recruitment and HR consulting services in Tirana with executive search, active job listings, and candidate support.
Working...
X