Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Design Manager

    Balfin Development,
    pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN
    është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni:
    Menaxher Projektimi
    Departamenti:
    Teknik
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Menaxheri i Projektimit drejton ekipin e Koordinatorëve të Projektimit brenda Departamentit Teknik dhe është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e procesit të projektimit të projekteve të zhvillimit, nga faza e koncept-idesë deri në projektin e zbatimit dhe mbështetjen e fazës së realizimit. Siguron që procesi i projektimit të zhvillohet në përputhje me objektivat e projektit, afatet, buxhetet, kërkesat teknike, standardet e cilësisë dhe pritshmëritë e investitorit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Drejton, mbikëqyr dhe motivon ekipin e Koordinatorëve të Projektimit; shpërndan detyrat, vendos objektiva të qarta performance, jep feedback të vazhdueshëm dhe mbështet zhvillimin profesional të stafit.​
    Menaxhon dhe koordinon procesin e projektimit nga konceptimi deri në projektin e zbatimit, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të projektit, afateve, buxheteve, standardeve të cilësisë dhe objektivave të investitorit.​
    Drejton dhe mbikëqyr procesin e hartimit dhe administrimit të kontratave të shërbimit me kompani konsulence lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë Termat e Referencës (ToR), skedulat dhe tabelat e dorëzimeve dhe dokumentacionin përkatës; kontribuon në vendimmarrjen lidhur me kontraktimin dhe performancën e konsulentëve.​
    Bashkëpunon me Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës në përgatitjen e dokumentacionit të tenderimit, vlerësimin teknik të ofertuesve dhe përzgjedhjen e projektuesve të jashtëm; mirëmban dhe përditëson listën e projektuesve të kontraktuar dhe potencialë.​
    Mbikëqyr kontrollin e projekteve dhe dokumentacionit të dorëzuar nga projektuesit në përputhje me kontratat e shërbimit, ToR-të, specifikimet teknike dhe kërkesat e projektit; identifikon problematikat dhe propozon zgjidhje dhe optimizime për përmirësimin e cilësisë dhe zbatueshmërisë së projektit.​
    Siguron respektimin e procedurave të kompanisë, kërkesave kontraktuale, legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe kushteve të planeve dhe lejeve të miratuara; mbikëqyr përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për lejet e zhvillimit dhe/ose ndërtimit.​
    Koordinon procesin e projektimit dhe zbatimit në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe Drejtuesin e Departamentit Teknik, projektuesit, zhvilluesit dhe ekipet e kantierit, duke siguruar përcjelljen dhe zbatimin e kërkesave dhe vendimeve të projektit, adresimin e problematikave teknike e arkitektonike, si dhe rishikimin dhe optimizimin e projekteve në përputhje me specifikimet, afatet, standardet e cilësise.​
    Monitoron progresin dhe performancën e projekteve dhe ekipit, identifikon në kohë rreziqet, vonesat dhe problematikat, propozon masa korrigjuese dhe zgjidhje efektive, përgatit raporte periodike mbi ecurinë dhe objektivat, si dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe procedurave të projektimit dhe koordinimit.​
    Merr pjesë në takime me investitorët, projektuesit, konsulentët dhe palët e treta, siguron komunikim efektiv ndërmjet palëve dhe ndjek zbatimin e vendimeve të marra brenda afateve të përcaktuara.​
    Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojave të kompanisë dhe kërkesave të menaxhimit.​
    Edukimi
    : Diplomë Master në Arkitekturë
    Kualifikime të tjera
    :​
    Minimalisht 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim e ekipeve.​
    Aftësi të zhvilluara në menaxhimin e projekteve dhe koordinimin e projektuesve, konsulentëve, kontraktorëve dhe palëve të tjera të përfshira.​
    Aftësi të forta në vendimmarrje, zgjidhjen e problematikave dhe menaxhimin e riskut, me fokus te zgjidhjet praktike.​
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative, me vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte e prioritete njëkohësisht.​
    Aftësi kreative dhe teknike në projektim, me syrin kritik për detajet arkitektonike dhe rifiniturat, si nga këndvështrimi funksional ashtu edhe estetik.​
    Eksperiencë në menaxhimin e konsulentëve dhe projektuesve të jashtëm, si dhe në koordinimin e disiplinave të ndryshme të projektimit.​
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kuadrit rregullator për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.​
    Njohje e mirë e proceseve të zhvillimit të projektit, dokumentacionit teknik dhe proceseve të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit​
    Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD, si dhe njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe MS Project.​
    Njohja dhe përdorimi i BIM software, si Revit, Navisworks etj., përbën avantazh.​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, me aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:
    https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i dorëzimit: 09/09/2026
    Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X