Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Zdrukthtar

    Met Engineering
    është pjesë e grupit të shoqërisë
    AGIKONS
    . Ne jemi në kërkim të një
    Zdrukthtari
    të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
    Detyrat :
    Lexon, interpreton dhe zbërthen vizatimet teknike për organizimin dhe realizimin e punimeve.
    Realizon punime zdrukthtarie sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të kompanisë.
    Përpunon elementë prej druri për mobilje, dyer, dritare, konstruksione dhe produkte të tjera.
    Përdor në mënyrë profesionale dhe të sigurt makineritë e përpunimit të drurit, si: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir dhe presë.
    Kryen matje, prerje, përpunim, montim dhe përfundim të punimeve me saktësi.
    Monton konstruksione dhe elementë druri si në repart ashtu edhe në objekt, duke garantuar cilësi në çdo fazë të procesit.
    Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve gjatë procesit të prodhimit dhe para dorëzimit.
    Identifikon dhe korrigjon parregullsitë teknike për të garantuar përfundimin korrekt të punimeve.
    Bashkëpunon me ekipin e prodhimit dhe departamentet e tjera për realizimin e projekteve brenda afateve të përcaktuara.
    Trajnon dhe mbështet punonjësit e rinj mbi proceset e punës, përdorimin e makinerive dhe respektimin e standardeve të cilësisë.
    Respekton procedurat e sigurisë dhe mirëmban mjedisin e punës sipas standardeve të kompanisë.
    Kualifikimet
    Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në përpunimin e drurit.
    Njohuri shumë të mira në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.
    Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin:
    067 206 4428
    .
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Kontakt:
    067 206 4428
    Adresa:
    Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
Working...
X