Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Menaxhere Blerjesh

    Kërkohet Menaxher/e Blerjesh

    Vendndodhja:
    Rruga Nacionale, Autostrada Tiranë–Elbasan

    Industria:
    Retail – mobilieri dhe produkte arredimi

    Orari:
    E hënë–e premte, 08:30–17:00

    Paga:
    120,000–150,000 ALL, në varësi të eksperiencës
    Përgjegjësitë kryesore:
    Planifikon dhe menaxhon procesin e blerjeve sipas nevojave të kompanisë;
    Identifikon dhe negocion me furnitorë vendas dhe të huaj;
    Analizon shitjet, kërkesën dhe gjendjen e stokut për të planifikuar porositë;
    Negocion çmimet, kushtet e pagesës dhe afatet e furnizimit;
    Monitoron realizimin e porosive dhe respektimin e afateve;
    Bashkëpunon me departamentet e shitjeve, magazinës, logjistikës dhe financës;
    Përgatit raporte mbi kostot, furnitorët dhe performancën e produkteve;
    Ndjek tendencat e tregut dhe identifikon produkte e koleksione të reja.
    Kriteret:
    Arsim i lartë në Ekonomi, Financë, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme;
    Minimumi 3 vite eksperiencë në blerje, mundësisht në sektorin retail, mobilieri ose arredim;
    Aftësi shumë të mira negocimi, planifikimi dhe analizimi;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel;
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

    Aplikoni duke dërguar CV-në në:
    [email protected]

    Kontakt:
    069 409 3986
Working...
X