Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtor Shitjesh, 170.000-180.000All + bonuse

    Për një nga bashkëpunëtorët tanë në sektorin
    Automotive & Mobility
    , kërkojmë një
    Drejtor/e Shitjesh
    që do të ketë një rol kyç në drejtimin, zhvillimin dhe rritjen e ekipit të shitjeve.
    Kërkojmë një lider që
    nuk fokusohet vetëm te targetet, por di të ndërtojë një ekip që di të shesë.


    Përgjegjësitë kryesore:
    • Drejtimi dhe menaxhimi i ekipit të shitjeve
    • Trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i stafit për teknikat e shitjes dhe komunikimin me klientët
    • Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e shitjeve
    • Vendosja e objektivave, KPI-ve dhe ndjekja e performancës
    • Identifikimi i problematikave në procesin e shitjes dhe gjetja e zgjidhjeve
    • Monitorimi i pipeline-it dhe rezultateve të ekipit
    • Coaching, motivim dhe zhvillim i stafit
    • Menaxhimi i klientëve dhe negociatave të rëndësishme
    • Analizimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja të biznesit

    Kë kërkojmë?
    ✔ Eksperiencë të konsoliduar në shitje dhe menaxhim ekipesh, plus 5 vite
    ✔ Aftësi të forta leadership, coaching dhe negotiation
    ✔ Mentalitet strategjik dhe orientim të fortë drejt rezultateve
    ✔ Aftësi për të zhvilluar dhe motivuar një ekip shitjesh
    ✔ Eksperienca në Automotive/Retail përbën avantazh

    Paga: 170,000 – 180,000 ALL neto + bonuse

    Adresa:
    Autostrada Tiranë–Durrës

    Orari:
    E Hënë – E Shtunë | 10:00–18:00
    E Shtuna: e negociueshme
    Nëse ke eksperiencën për të
    drejtuar, trajnuar dhe çuar një ekip shitjesh në nivel tjetër
    , duam të të njohim.

    Apliko me CV në
    [email protected]
    ose 069 709 3131
    Cel. : 069 709 3131
Working...
X