Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Ekonomiste

    Për kompaninë
    Selcom
    , po kërkojmë një
    Ekonomiste
    për administrimin dhe kontrollin e proceseve financiare të kompanisë, duke përfshirë rakordimin e arkave dhe bankave, faturimin, pagesat, pagat, furnizimet dhe dokumentacionin financiar.
    Detyrat kryesore:
    Administron dhe rakordon arkat ditore.
    Kontrollon, printon dhe regjistron faturat fiskale në programet Radius dhe BILLS.
    Kryen rakordimet ditore të arkave me faturat dhe dokumentacionin përkatës.
    Kontrollon dhe rakordon pagesat bankare dhe faturat fiskale, duke shmangur dublimet në faturim.
    Përditëson tabelat Excel për arkat, bankat, faturimet, furnizimet, naftën dhe faturat për likuidim.
    Administron dhe ndjek faturimet mujore të klientëve dhe kontratave.
    Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin për pagat, listpagesat dhe listprezencat mujore.
    Administron faturat e furnitorëve dhe përgatit dokumentacionin për pagesat bankare.
    Ndjek pagesat mujore të TVSH-së, sigurimeve shoqërore dhe energjisë elektrike.
    Kontrollon dhe ndjek faturat për t’u likuiduar dhe dokumentacionin shoqërues.
    Përgatit dhe kontrollon urdhër-daljet nga magazina, në bazë të preventivave dhe situacioneve të punimeve.
    Mban dhe rakordon të dhënat mujore të furnizimeve dhe naftës.
    Koordinon marëdhenien dhe komunikimin me zyrën e jashtme të kontabilitetit.
    Përgatit raportimet dhe dokumentacionin financiar periodik për administratën.
    Mban komunikim të vazhdueshëm me administratën, financën dhe strukturat përkatëse të kompanisë.
    Kërkesat:
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione financiare ose kontabiliteti.
    Njohuri të mira në Excel dhe programe financiare.
    Njohuri të mira në faturim, rakordime arkash dhe bankash dhe administrim dokumentacioni financiar.
    Aftësi për ndjekjen e pagesave, afateve dhe detyrimeve mujore.
    Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
    Aftësi të mira organizative dhe analitike.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Shënime:
    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare, duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
    Email:

    [email protected]
    Numër telefoni:
    067 206 4428
Working...
X