Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Drejtues i Grupit të Montimit

    HR Studio po kërkon një Drejtues i Grupit të Montimit I cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e ekipit të montimit në terren, duke siguruar që punimet të realizohen në mënyrë korrekte, brenda afateve të përcaktuara dhe në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë së kompanisë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë​
    Organizon dhe koordinon punën e përditshme të ekipit të montimit.
    Ndan detyrat ndërmjet anëtarëve të grupit dhe monitoron realizimin e tyre.
    Mbikëqyr procesin e montimit dhe siguron respektimin e specifikimeve dhe udhëzimeve teknike.
    Lexon dhe interpreton vizatime, skema dhe dokumentacion teknik sipas natyrës së projektit.
    Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë dhe pas përfundimit të montimit.
    Evidenton nevojat për materiale dhe pajisje dhe koordinon furnizimin e tyre në kohë.
    Identifikon problematikat teknike gjatë montimit dhe bashkëpunon me departamentet përkatëse për zgjidhjen e tyre.
    Raporton mbi ecurinë e punimeve, vonesat apo problematikat e konstatuara.
    Mbikëqyr respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë nga i gjithë ekipi.
    Komunikon me klientin ose përgjegjësin e projektit në terren kur është e nevojshme.
    Kryen kontrollin përfundimtar të punimeve përpara dorëzimit.
    Kriteret​
    Arsim profesional ose teknik; arsimi në profil mekanik, elektrik apo fusha të ngjashme përbën avantazh.
    Eksperiencë të mëparshme në punë montimi dhe/ose instalimi.
    Preferohet eksperiencë e mëparshme në drejtimin e një grupi pune.
    Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të ekipit.
    Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të zgjidhur problematika në terren.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt cilësisë.
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
    Gatishmëri për punë në terren dhe lëvizje sipas projekteve.
    Patentë drejtimi kategoria B përbën avantazh.
    Çfarë ofrohet​
    Punësim i qëndrueshëm dhe kushte të mira pune.
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
    Përfshirje në projekte të ndryshme dhe mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë teknike dhe drejtuese.
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X