Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vega Group është në kërkim të një Juristi/e

    Vega Group është në kërkim të një Juristi/e,
    i/e cili/a do t’i bashkohet Departamentit Ligjor, duke ofruar mbështetje juridike për kompaninë dhe shoqëritë e Grupit, me fokus të veçantë në aktivitetet dhe projektet në sektorin e ndërtimit.
    Pozicioni kërkon një profesionist me eksperiencë të mëparshme në fushën juridike, preferueshëm në kompani ndërtimi, me njohuri të mira të legjislacionit shqiptar dhe aftësi për të trajtuar çështje kontraktuale, administrative dhe ligjore që lidhen me aktivitetin e kompanisë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    1. Harton, rishikon dhe negocion kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion tjetër ligjor të kompanisë.
    2. Ofron këshillim dhe mbështetje juridike për departamentet dhe shoqëritë e Vega Group.
    3. Ndjek aspektet ligjore dhe kontraktuale të projekteve, me fokus të veçantë në projektet e ndërtimit.
    4. Shqyrton kontratat me klientë, nënkontraktorë, furnitorë dhe partnerë të tjerë të biznesit.
    5. Siguron përputhshmërinë e aktivitetit të kompanisë me legjislacionin dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
    6.Përgatit dhe administron dokumentacionin ligjor, duke ndjekur procedurat dhe korrespondencën me institucionet publike dhe palët e treta.
    7. Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe informon strukturat përkatëse mbi ndikimin e tyre në aktivitetin e Grupit.
    Kualifikimet:
    * Diplomë universitare në Drejtësi.
    * Eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm, me eksperiencë të mëparshme në sektorin e ndërtimit (përbën avantazh).
    * Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar, veçanërisht në fushën civile, tregtare dhe kontraktuale.
    * Njohja e proceseve dhe dokumentacionit ligjor që lidhet me projektet e ndërtimit përbën avantazh.
    * Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
    * Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht.
    * Njohuri të mira të gjuhës angleze.
    * Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme brenda Grupit.
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj
    në adresën:
    [email protected]
    me subjekt “Jurist/e”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X