Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Construcion Manager

    Vega Energy është në kërkim të një Construction Manager,
    i cili do të ketë përgjegjësi për drejtimin dhe ndjekjen e zbatimit të projekteve në sektorin e energjisë së rinovueshme.
    Pozicioni kërkon një profesionist me formim inxhinierik, eksperiencë në menaxhimin e projekteve dhe aftësi të forta organizative e teknike, me fokus në realizimin e punimeve sipas afateve, buxhetit dhe standardeve të kërkuara.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    1. Mbështet ekipin e shitjes në aspektin teknik gjatë procesit të ofertimit, duke kontribuar në përgatitjen dhe vlerësimin teknik të projekteve që do t’u paraqiten palëve të interesuara.
    2. Mbështet planifikimin, koordinimin dhe ndjekjen e aktiviteteve të projekteve në zbatim.
    3. Ndjek ecurinë e projekteve teknike dhe koordinon aktivitetet në kantier, duke kontribuar në respektimin e afateve, buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
    4. Bashkëpunon me departamentin e prokurimit për nevojat e projektit, përfshirë materialet, furnitorët, ofertat dhe çështjet që lidhen me realizimin e punimeve.
    5. Koordinon me ekipet teknike, inxhinierët dhe palët e tjera të përfshira për realizimin e aktiviteteve të projektit.
    6. Identifikon problematikat teknike dhe operative gjatë zbatimit të projekteve dhe kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme.
    7. Identifikon dhe vlerëson risqet që lidhen me realizimin e projektit dhe ndjek masat e nevojshme për minimizimin e tyre.
    8. Siguron respektimin e standardeve teknike, të cilësisë dhe të kërkesave të H&S gjatë realizimit të punimeve.
    9. Ofron mbështetje dhe udhëzim teknik për ekipet e përfshira në projekt.
    10. Raporton mbi ecurinë e punimeve, problematikat, risqet dhe çështjet që kërkojnë vëmendje ose vendimmarrje.
    11. Bashkëpunon me ekipin ekzekutiv dhe departamentet e tjera për çështjet teknike dhe për përshtatjen e projekteve me nevojat e biznesit.
    12. Kontribuon në identifikimin dhe zbatimin e praktikave, teknologjive dhe standardeve të reja teknike.
    Kualifikimet:
    * Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Energjetike ose fushë të ngjashme teknike.
    * Eksperiencë të mëparshme në menaxhimin ose koordinimin e projekteve të ndërtimit/energjetikës, preferueshëm në rolin Construction Manager, Project Manager ose pozicione të ngjashme.
    * Njohuri të mira mbi proceset e zbatimit të projekteve, punimet në kantier dhe koordinimin e ekipeve teknike.
    * Njohuri mbi proceset e ofertimit, prokurimit dhe bashkëpunimit me furnitorë e kontraktorë.
    * Njohuri të standardeve teknike, të cilësisë dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë (H&S).
    * Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe të menaxhimit të prioriteteve.
    * Aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike dhe operative.
    * Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare, klientë, furnitorë dhe palë të tjera të interesuara.
    * Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi në ndjekjen e projekteve.
    * Njohja e gjuhës angleze dhe e programeve të punës teknike/projektuese përbën avantazh.
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:
    [email protected]
    , me subjekt “
    Construcion Manager
    ”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X