Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Marketing Coordinator

    Maritim Hotel Plaza Tirana
    është në kërkim të një kandidati të motivuar dhe krijues në pozicionin
    Koordinator Marketingu.
    Përshkrimi i Pozicionit
    Koordinatori i Marketingut do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me qëllim forcimin e prezencës së markës, rritjen e dukshmërisë online dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve të hotelit.
    Detyrat
    Planifikimi dhe zbatimi i fushatave të marketingut (digital, print, dhe në ambientet e hotelit)
    Menaxhimi i kanaleve të mediave sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, etj.) dhe krijimi i përmbajtjes tërheqëse
    Koordinimi me fotografë, dizajnerë dhe agjenci të jashtme për materiale promocionale
    Përditësimi dhe optimizimi i faqes së internetit dhe platformave të rezervimit
    Analizimi i performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike
    Bashkëpunimi me departamentet e Shitjeve, Eventeve dhe Ushqim & Pije për promovimin e ofertave dhe paketave
    Organizimi dhe mbështetja e eventeve promocionale, lançimeve dhe bashkëpunimeve me influencerë
    Ndjekja e trendeve të tregut dhe konkurrencës në industrinë e hotelerisë
    Kualifikimet
    Diplomë Bachelor në Marketing, Komunikim, ose fusha të ngjashme
    Minimalisht 1-2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme, preferohet në sektorin e hotelerisë ose turizmit
    Njohuri të mira të mjeteve digjitale të marketingut (Meta Business Suite, Google Ads, Canva, etj.)
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi në shqip dhe anglisht (gjuha e tretë përbën avantazh)
    Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi organizative
    Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek emaili
    [email protected]
    Vetem kandidatet me te pershtatshem per kete pozicion pune do te kontaktohen nepermjet e-mailit
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
    Faleminderit,
    HR Department
Working...
X